Mobi Casa

Menaxhmenti i spitalit demanton mjekët e VV

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Konstatimi i Besa Baftiut, njëherit deputete e Kuvendit të Kosovës nuk qëndron. Konstatimi se në SRGJ nuk është investuar asgjë përveç një kafiterie brenda hapësirës së Spitalit është i paqëndrueshëm dhe dezinformim klasik thotë në reagimin e tij Abdylatif Latifi.

Abdylatif Latifi drejtor i spitalit në një sqarim të tij dhe duke ju përgjigjur akuzave të doktoreshave të VV thotë se ato nuk po donë me i pa investimet e shumta që janë bërë dhe po bëhen në spitalin e Gjilanit.

Latifi akuzat e mjekeve të VV i ka quajtur dezinformim klasik të opinionit publik. “Mjeket e VV e dinë shukmë mirë se çfarë investimesh janë bërë në spitalin e Gjilanit, por nuk donë t`i shohin ato. E dinë mirë përkushtimin tim dhe të menaxhmentit të spitalit për ta avancuar punën profesionale e shëndetësore. E dinë mirë se sa kemi punuar për ta stabilizuar spitalin nga borxhet dhe sa kemi punuar për ta ngritur përgjegjësin në punë dhe disiplinën në spital” ka thënë Latifi.

Kurse Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit duke sqaruar ka thënë se për hir të vërtetës ju njoftojmë se në SRGJ janë në përfundim punimet rreth renovimit të repartit të ORL-së, Urologjisë, Internos, Njësisë Koronare, Renovimi i Sallave Operative, lyerja nga jashtë e objektit të vjetër dhe njëherit ndërrimi i dritareve.

FITORJA

Të gjitha këto punë janë në përfundim e sipër. Poashtu ju përkujtojmë se jo më larg se vitin e kaluar është bërë një renovim i mirëfilltë i repartit të Neonatologjisë, pra repartit ku doktoresha punon dhe poashtu ky repart është pajisur me aparaturë të nevojshme mjekësore moderne. Kushtet në Neonatologji janë me standarde të larta, ku vetë personeli aty ka qenë shumë falënderues.

Sa i përket kafiterisë që ka përmendur ajo po ja rikujtojmë se ajo është një byfe, ku punëtorët shëndetësor dhe joshëndetësor mund të furnizohen me ushqim për mëngjes me çmime të furrës, çka kjo ka lehtësuar punën pasi punëtorët për një shujtë nuk kanë nevojë të dalin jashtë Spitalit.

Duhet t’ju informojmë se vetë doktoresha në fjalë për momentin merr dy rroga nga buxheti i Kosovës, atë të deputetes dhe poashtu një rrogë si mjeke në SRGJ. SRGJ-ja për këtë ka njoftuar edhe SHSKUK-në.

Në fund mund të themi se kritikat janë të mirëseardhura sepse mund të ndikojnë në ngritjen e cilësisë, por para se të vendosim të kritikojmë duhet të jemi autokritikë ka thënë zëdhënësi i Spitalit Selami Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.