United Hospital

Menaxheri konfirmon lajmin e madh për Kaçen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të hënën do të vendosen pikat mbi “i”, për sa i përket të ardhmes së mesfushorit korçar të Kombëtares, Ergys Kaçes.

Këtë e konfirmon agjenti i lojtarit shqiptar, Nick Kagioulis.

Në një intervistë të dhënë orët e fundit, ai qartëson disi situatën, duke mohuar zërat për nisjen e bisedimeve me Panathinaikosin dhe duke nënvizuar se në fillim të javës do të ulet në një tryezë me drejtuesit e klubit të PAOK-ut, për të diskutuar çështjen.

FIDANISHTJA

“Nuk do të kemi asnjë problem të largohemi, nëse destinacioni do të jetë i dëshiruar. Ka disa detaje që duhen diskutuar me PAOK-un dhe ne jemi të hapur. Kaçe dëshiron të qëndrojë, por nëse nuk janë kushtet e duhura, do të synojë një skuadër ku të gjejë më shumë hapësira”, thekson Kagioulis, i cili shton se ai është një profesionist dhe nuk ndihet aspak komod në këtë situatë, transmeton “SuperSport.al”.

Një deklaratë që lë të hapur mundësinë e largimit nga Selaniku të mesfushorit shqiptar, që këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira dhe është lënë jashtë projekteve të drejtuesve aktualë.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur pista që e çon lojtarin korçar te Panathinaikosi, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.