UBT

Menaxheri i Hysajt befason Panuccin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi, është çuditur paksa kur ka parë mbrojtësin në një rol të ri të caktuar nga trajneri Kristian Panuçi në Kombëtare për ndeshjen me Lihtenshtejnin.

Në fillimin e sfidës, Hysaj luajti si një mbrojtës qendre i tretë, por filloi të jepte më mirë kontributin e tij kur u aktivizua si i djathtë i mirëfilltë.

“E pashë që Panuçi në Kombëtare e ka aktivizuar në qendër. Sipas meje Elsi ka eksperiencën taktike për të luajtur edhe aty, por është i përshtatur, roli i tij natyral është ai i mbrojtësit të djathtë. Ndoshta ka qenë emergjencë, apo një eksperiment taktik, por është djathtas aty ku arrin të bëjë gjërat më të mira”, tha Xhiufredi.

ARKATANA

I pyetur nëse Hysaj do të ishte në gjendje të jepte maksimumin në fundjavë ndaj Bolonjës, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje radhazi me përfaqësuesen, Xhiufredi nuk kishte dyshime.

”Ai u kthye dje në Napoli, është gjithmonë gati, nuk ka nevojë për kohë riaftësimi, është një makinë lufte. Ka pak lojtarë në Europë me minutazhin që luan ai, ka një karakteristikë me të vërtetë për t’ia pasur zili që është qëndrueshmëria. Me pak fjalë është më shumë se gati për të filluar këtë cikël ndeshjesh të vështira”, tha menaxheri i futbollistit shqiptar të Napolit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.