FITORJA

Menaxheri i “HIB Petrol” akuzohet se mashtroi Policinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia e Kosovës konsiderohet viktimë e një menaxheri të një ndërmarrje private. Për këtë arsye Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Fatbardh Xhaferit, nën dyshimin se ka dëmtuar buxhetin e Policisë së Kosovës gati 160 mijë euro në një tender për furnizim me karburante.

Xhaferi, menaxher në “HIB Petrol”, akuzohet se si person përgjegjës-menaxher i kontraktimeve në kompaninë private “HIB Petrol” SH.P.K nga Ferizaj, në një tender të datës 4 mars 2009, për furnizim me karburante për Policinë e Kosovës ka prezantuar ofertën sipas Prokurorisë së rreme me 0.00 fitim. Në bazë të kësaj oferte kompania është shpallur fituese e tenderit, pasi kriter kryesor për dhënie të kontratës ishte çmimi i ulët, shkruan “Koha Ditore”.

Kontrata në mes të Policisë së Kosovës dhe Kompanisë është lidhur ë 5 prill 2009, mirëpo, sipas Prokurorisë, me rastin e llogaritjes se pagesës së shërbimeve në fatura të prezantuara, Fatbardh Xhaferi e ka kalkuluar çmimin e transportit mbi vlerën e tregut në shumë prej 0.0855 euro për litër, dhe në këtë mënyrë, në periudhën 07.04.2009 – 20.05.2010 ka realizuar përfitim material kundërligjor në shumë prej 153.917,41 eurosh në dëm të buxhetit të Policisë së Kosovës.

FIDANISHTJA

Me këtë veprim Xhaferi akuzohet se ka kryer veprën penale mashtrimi në detyrë, e dënueshme deri në dhjetë vjet burgim.

I akuzuari mohon të të ketë kryer vepër penale. Ai ka thënë se nuk është informuar se është ngritur aktakuzë kundër tij nga prokurorja Drita Hajdari.

“Unë zyrtarisht nuk di asgjë dhe pa e ditur zyrtarisht kurrfarë komenti nuk mund të jap”, ka thënë Xhaferi, duke pohuar se është intervistuar nga Policia./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.