UBT

Menaxheri i fushatës së Kryeministrit të Britanisë, ish-ministri James Wharton, vjen në Kosovë për ta përkrahur Veselin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një prej figurave më të talentuara të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, James Wharton, sot vjen në Kosovë për ta mbështetur Kadri Veselin për Kryeministër. Këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. James Wharton nga Partia Konservatore, në moshën 26 vjeçare ishte zgjedhur deputet për zonën e Stocktonit Jugor dhe njihet si një prej politikanëve më aktivë në këtë subjekt politik.

Ai më pas ka shërbyer edhe si Ministër për Zhvillimin Lokal dhe Rimëkëmbjen e Veriut në Qeverinë e David Cameronit, si dhe si Ministër për Zhvillim Ndërkombëtar në Qeverinë e Theresa May.

James Wharton së fundmi ishte shumë i angazhuar edhe në mbështetje të liderit konservator Boris Johnson, i cili aktualisht është Kryeministër i Britanisë, duke u bërë menaxher i fushatës së tij. Wharton pritet të ketë fjalë përshëndetëse sonte në tubimin përmbyllës të PDK-së, si përfaqësues i aleancës partiake evropiane të Konservatorëve dhe Reformatorëve Evropianë (ECR).

Në përkrahje të Kadri Veselit për Kryeministër, ditë më parë kishte ardhur në Kosovë edhe Matthew Whitaker, ish-kreu i Drejtësisë së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.