ARKATANA

Menaxherët mashtrojnë Antikorrupsionin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ejup Qerimi, kryeshef ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), merr më shumë para nga kompania që e drejton sesa që ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKKK). Sipas një vendimi të vitit të kaluar të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Qerimi si kryeshef ekzekutiv, ka pagën më të lartë në kompani, përkatësisht me gradën 18, dhe merr pagë mujore bruto prej 5182.84 euro, apo 62 mijë e 208 euro në vit.

Përpos pagës mujore që merr Qerimi, e cila është më e larta nga të gjitha kompanitë publike në vend, të gjithë zyrtarët e PTKsë kanë të drejtë në paga shtesë, në formë të bonusit vjetor. Të gjithë punëtorët e PTK-së në dhjetor të vitit të kaluar kanë marrë bonusin vjetor për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, në vlerë prej rreth 1 milion euro, ku për kryeshefin ekzekutiv ishte shkruar se ka marrë bonus në vlerë prej mbi 5000 euro.

Tashmë atyre u ka mbetur ta marrin edhe bonusin për pjesën e dytë të vitit të kaluar, ndonëse Ministria i ka kërkuar që punëtorët e PTK-së ta kthejnë bonusin për pjesën e parë të vitit 2012, pasi që është i kundërligjshëm pa përfunduar auditimi i pasqyrave financiare të kompanisë.

Nga ana tjetër, Ejup Qerimi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar të ardhura nga paga dhe shërbimet në PTK në vlerë prej 50 mijë euro, apo rreth 4160 euro në muaj, shumë më pak se sa që përfiton realisht nga paga dhe bonuset, edhe nëse i hiqet nga paga bruto tatimi në pagë dhe pagesa për Trustin e Kursimeve Pensionale, ku deri para një muaj Qerimi ka qenë anëtar i Bordit, me ç’rast ishte dorëhequr.

Fundamenti

Për dallim nga kryeshefi i PTK-së, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Fadil Ismajli, sipas MZHE-së, merr pagë mujore neto prej 2500 euro, apo 30 mijë euro në vit, ndërsa në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar të ardhura vjetore prej 40 mijë euro.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka pagë mujore prej 2800 euro neto, apo 33 mijë e 600 euro ne vit, aq sa ka deklaruar edhe në Agjencinë Anti Korrupsion. Njëjtë si Ismajli ka vepruar edhe kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, Hajdar Beqa, i cili ka pagë mujore 1980 euro, apo 23 mijë e 760 euro në vit, ndërsa në Agjenci ka deklaruar të ardhura vjetore prej më shumë se 34 mijë euro.

Nuredini 3500 Euro pagë

Bahri Nuredini, kryeshef ekzekutiv i Aeroportit, ka pagë vjetore bruto prej 42 mijë euro dhe raportimet e tij për të ardhura neto në Agjenci prej mbi 36 mijë euro janë korrekte. Paga më të ulëta se në kompanitë e sipërpërmendura kanë kryeshefat në kompanitë Trainkos dhe Infrakos. I pari ka pagë mujore prej 1600 euro, ndërsa i fundit 1550 euro.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.