United Hospital

Memushaj sulmohet nga tifozët, flet lojtari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj dhe bashkëlojtarët tjerë trajtoheshin si të tillë nga i gjithë qyteti, për vetë atë që po bënin me skuadrën e tyre në Serinë B.

Fitore të njëpasnjëshme dhe suksese që e mbajtën ekipin me shpresën se sezoni 2015-2016 do të ishte i artë, më shumë sesa i mëparshmi kur kjo skuadër nuk ia doli në fazën “play off” që të siguronte ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Mbrëmë, Pescara kishte organizuar një darkë për festat e fund vitit, por tifozët e kësaj skuadre nuk janë pajtuar me një festë. Duke parë ecurinë aspak pozitive që po kalojnë “delfinët” në elitën e futbollit italian, i kanë rezervuar një pritje aspak miqësore stafit të ekipit dhe lojtarëve.

UBT

Mes të cilëve, edhe kapitenit, mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, lideri i këtij ekipi kërkon të mos e zmadhojë situatën dhe të ruajë qetësinë. “Nuk ka ndodhur asgjë, pa merak”, shprehet ai menjëherë sapo hap telefonin.

“Nuk kishte asgjë. Nuk është kaq e madhe. E kanë ekzagjeruar. Ishin disa tifozë përpara se ne të futeshim në atë ambient. Gjithashtu, kishte edhe forca policie. Mes atyre njerëzve që ishin, dy apo tre tentuan të afroheshin te makinat. Kaq”, deklaroi Memushaj. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.