UBT

Memushaj nuk garanton qëndrimin, Bari në pritje të tij

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjatë paradites së djeshme, mediat italiane pranë skuadrës së Barit kanë raportuar se Ledian Memushaj pritet të nënshkruajë kontratën me skuadrën e tij të re.

Siç bëhet me dije prej tyre, është dhënë edhe dakordësia e drejtuesve të Beneventos, gjithashtu edhe nga vetë shqiptari dhe konkretizimi do të vijë në dy ditët e para të kësaj jave.

Mirëpo, në fund të ndeshjes që Benevento humbi ndaj Bolonjës 3-0, shqiptari nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth kësaj.

“Nuk di asgjë rreth merkatos. Nuk mund të flas, pasi janë të përfshirë shumë palë në bisedime dhe ka shumë faktorë që mund ta bëjnë të mundur apo jo transferimin”

Fundamenti

“Megjithatë, nuk mund të betohem për qëndrimin te Benevento”, ka thënë Memushaj.

Reprezentuesi shqiptar thotë se duhet të provojnë mbijetesën me Beneventon.

“Personalisht dua që të qëndroj dhe të luajmë çdo ndeshje si të ishte e fundit. Të tentojmë deri në fund të bëjmë mirë dhe të provojmë për mbijetesën”, ka deklaruar mesfushori kuqezi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.