Fundamenti

Memushaj mund ta humbë Evropianin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ledian Memushaj është kapiteni i Peskarës në Serinë B italiane, por në të njëjtën kohë edhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare.

Mesfushori vlonjat është një pikë e rëndë- sishme si për trajnerin Massimo Oddo, ashtu edhe për Gianni De Biasin.

Mirëpo, ekziston rreziku i një “përplasjeje” eventuale në muajin qershor mes De Biasit dhe Oddos për shërbimet e mesfushorit. Në një deklaratë për mediat italiane, kreu i FSHF-së ka bërë me dije se ekziston rreziku i mundshëm që mesfushori vlonjat t’i humbasë kualifikueset.

Fundamenti

“E di që ekziston problemi për Memushajn, pasi në periudhën e Europianit, Pescara mund të ketë ndeshjet ‘play-off’. Ne si federatë do të bëjmë të pamundurën që të mund të përmbushim kërkesat e skuadrës, mirëpo ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne.

Gjithsesi, në fund zgjedhja është e trajnerit. Memushaj është pjesë e kombëtares prej gjashtë vitesh dhe është rritur shumë tashmë. Ai është një shtyllë për ekipin tonë, por edhe për Pescarën gjithashtu”, ka deklaruar ndër të tjera Duka për mediat italiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.