ARKATANA

Memushaj këshillon talentin e Juventusit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe pse pak minuta në fushën e lojës, në ndeshjen që Juventusi fitoi me shifrat 3-0 kundër Peskarës, ai filloi të tregonte pak nga talenti i tij kur me një lëvizje mashtruese në minutat shtesë fitoi goditjen e fundit nga këndi për bardhezinjtë. Në atë moment, djaloshi kishte edhe një shkëmbim miqësor opinioni me kapitenin e Peskarës, Ledian Memushajn.

Moise Kean ka shkruar emrin e tij në librat e historisë të futbollit të shtunën në darkë. Mesfushori i talentuar 16-vjeçar i Juventusit, u bë lojtari i parë i lindur në mijëvjeçarin e ri (që nga viti 2000) që debuton në një nga katër kampionet më të forta të Europës (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani).

Mobi Casa

Edhe pse pak minuta në fushën e lojës, në ndeshjen që Juventusi fitoi me shifrat 3-0 kundër Peskarës, ai filloi të tregonte pak nga talenti i tij kur me një lëvizje mashtruese në minutat shtesë fitoi goditjen e fundit nga këndi për bardhezinjtë. Në atë moment, djaloshi kishte edhe një shkëmbim miqësor opinioni me kapitenin e Peskarës, Ledian Memushajn.

“Mos e ekzagjero, je vetëm 16 vjeç”, mësohet t’i ketë thënë me dashamirësi Memushaj djaloshit 16 vjeçar, duke i kujtuar se ka një karrierë të gjatë përpara. Duket se edhe Kean e mirëpriti këtë këshillë të “veteranit” shqiptar, aq sa në ato momente, pamjet filmike treguan edhe një përqafim miqësor mes dy lojtarëve në zonën e rreptësisë të Peskarës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.