KKGJILAN

Memushaj: Goli i dytë mbylli ndeshjen, nuk e di çfarë po na ndodh

/ 1 minutë lexim

Pas humbjes së Shqipërisë ndaj Turqisë, një koment ka dhënë edhe Ledian Memushaj.

Mesfushori i kombëtares ka thënë se goli i parë ishte nga një ndërhyrje e dyshimt, dhe se nuk e di ç’po ndodh me kombëtaren.

“Te goli i parë rrezikuam shumë, por mund të ishte edhe faull për ne. Goli i dytë mbylli ndeshjen, por unë besoj se sot nuk e merituam të humbnim” ka thënë memushaj për ‘Supersport’ përcjell lajmi.net..

Fidanishtja

“Nuk di çfarë të them, pasi ne ndeshjet i përgatisim shumë mirë dhe me seriozitet. Në ndeshjet e fundit kemi qenë edhe pa fat, ashtu si sot, kur morëm një gol të pafat dhe pastaj nuk shfrytëzuam rastet tona” ka thënë tutje mesfushori

Memushaj sot nuk ka luajtur në pozitën e tij të preferauar, pasi është parë më shumë në krahun e majtë. /Lajmi.net/