UBT

Memorandume të rralla ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Biblioteka Kombëtare e Tiranës ekspozon për herë të parë për publikun memorandume nga Lidhja e Prizrenit deri te Kongresi i Lushnjes.

Nga koleksioni i BKSH-së janë zgjedhur 50 ekzemplarë, libra, broshura, dorëshkrime, me memorandume, thirrje, protesta dhe kërkesa pranë Fuqive të Mëdha për çështjen kombëtare shqiptare.

Ekspozita hapet me një përkujtesë të Dora d’Istrias, lexuar në Shoqatën e Arkeologëve të Athinës më 8 maj 1869, për të vazhduar me faksimilen e memorandumit të Pashko Vasës, shkruar frëngjisht me dorën e tij, drejtuar Lordit Beaconsfield në 1878.

“Kemi zgjedhur 50 ekzemplarë, pasi do të duheshin 100 metra salla për t’i ekspozuar të gjitha dhe shpresojmë që të ketë surpriza kërshërore historike”, tha drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari.

Uji Dea

Ekspozita, që do të qëndrojë për 10 ditë e hapur në BKSH, përmban memorandumin e Abdyl Frashërit dhe Mehmet Ali Vrionit, delegatë të Lidhjes së Prizrenit, drejtuar qeverisë së Italisë, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, etj, në maj 1879, origjinali i të cilit ndodhet në Vjenë.

Gjatë vitit 1912 u hartuan një numër memorandumesh, disa prej të cilave ekspozohen në BKSH, si memorandumi i Isa Boletinit drejtuar konsujve të Fuqive të Mëdha, memorandumi i Eward Grey-it, etj.

Ekspozita mbyllet simbolikisht me një ekzemplar të rrallë të memorandumit të delegacionit të shqiptarëve irredentë paraqitur Kongresit ndërkombëtar të të Drejtave të Popujve, nënshkruar nga Bedri Pejani, në shtator 1921.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.