UBT

Memorandum mirëkuptimi mes Gjilanit, Odës Ekonomike Amerikane dhe bizneseve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me iniciativën e Odës Ekonomike Amerikane është nënshkruar sot memorandumi i mirëkuptimit mes Komunës së Gjilanit dhe disa bizneseve për themelimin e Këshillit iniciues për të thelluar bashkëpunimin në kanal zyrtar.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Ismail Januzi i cili në emër të kryetarit Lutfi Haziri e ka nënshkruar këtë memorandum, ka falënderuar Odën Ekonomike Amerikane për këtë iniciativë, duke thënë se kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal.

“Në emër të kryetarit Haziri ju konfirmoj që sot në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane kemi nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit që është si bashkëpunim i ndërsjellë mes Komunës dhe Komunitetit të biznesit. Qëllimi i këtij memorandumi është që të krijohet një këshill konsultativ ne mes të Komunës së Gjilanit dhe komunitetit të biznesit për zhvillimin ekonomik lokal. Falënderoj për iniciativën dhe bashkëpunimin Odën Ekonomike Amerikane dhe komunitetin e biznesit që sot firmosëm këtë memorandum të përkohshëm deri të zgjidhen organet e reja në të ardhmen”, ka thënë drejtori i DZHE-së, Ismail Januzi.

Fundamenti

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se ideja e Këshillit ka qenë që të krijojmë kanale zyrtare të komunikimit dhe përmes kësaj mund të ngriten, të trajtohen dhe të zgjidhen problemet e bizneseve gjilanase.

“Qëllimi i këshillit është që të bëjë bashkë zyrtarët e administratës komunale të Gjilan dhe komunitetit të biznesit. Ideja ka qenë që të krijojmë kanale zyrtare të komunikimit dhe përmes kësaj mund të ngritën, të trajtohen dhe të zgjidhen problemet e tyre, qofshin ato që lidhen me aspekte të administratës komunale siç mund të jenë ndoshta lejet, mallrat e ndryshme përkatëse ose çështjet e tjera infrastrukturore që janë të rëndësishme për biznesin.

Në këtë këshill iniciues janë disa kompani gjilanase dhe listës priten t’i shtohen edhe shumë biznese të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.