FITORJA

Memorandum bashkëpunimi midis BIM dhe Rijasetit të BIS

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

E martja e 22 tetorit, në Shkup, ishte një ditë e madhe, meqë u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit të ndërsjellë, midis dy institucioneve të larta fetare të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë.

Memorandumin shumë të mirëpritur e kanë nënshkruar, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar, ndërsa në emër të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Reis’ul-Ulema h. Sead ef. Nasufoviq.

Në pritjen e organizuar me këtë rast, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ka përshëndetur delegacionin e lartë nga Beogradi, në përbërjen e të cilit ka qenë edhe nënkryetari i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, duke u shprehur i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, gjithnjë mbi bazë të parimeve të shenjta të Kuranit famëlartë dhe të Sunnetit të Pejgamberit (a. s.), përkatësisht të akteve të tyre si Bashkësi dhe të interesave të besimtarëve që përfaqësojnë.

GRANDEMALL

Portali Jetapress, ka arritur të shkëpus një deklaratë nga Koordinatori i kësaj iniciative të qëlluar dhe të shumëpritur të nënshkrimit të këtij Memorandumi bashkëpunimi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, tha i bindur se realizimi i tij ka një hark kohor dhjetorin e vitit 2021. “Shkupi dhe Beogradi, janë dy qendra të mëdha, të cilat mund të kontribuojnë në ngritjen e vlerave islame, mbi bazat e shëndosha të një bashkëpunimi të sinqertë, për një jetë të dinjitetshme të besimtarëve të këtyre dy shteteve”, tha më tej Myftiu Saqipi.

Ndërsa për këtë Memorandum bashkëpunimi të ndërsjellë, ka mendim të njëjtë edhe Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, dr. Sead ef. Nasufoviq, i cili mes tjerash për media tha se ky Memorandum, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes fetare, organizimin dhe zhvillimin e mirëfilltë të jetës islame, si dhe jetësimin e Islamit te myslimanët e dy vendeve.

Vlen të ceket se Memorandumi i nënshkruar parasheh organizimin e veprimtarive fetare, kulturore, shkencore, humanitare dhe sociale, me qëllim avancimin e vlerave islame të popullatës myslimane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Serbisë, duke llogaritur Sanxhakun, Luginën e Preshevës dhe më gjerë në rajon, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.