Fundamenti

Memli Krasniqi: Studentët nuk blihen me 100 euro! Të dielën le ta ndëshkojnë me votë!

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Në një deklaratë të sotme, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, akuzoi kryeministrin në largim për një tentativë të hapur blerjeje vote, pas shpërndarjes së 26 milionë eurove, 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve.

Krasniqi e përshkroi vendimin si shenjë paniku nga “humbja e madhe që e pret të dielën” dhe e konsideroi si një përpjekje për të manipuluar zgjedhjet pas katër vitesh, që sipas tij janë karakterizuar nga dështime në qeverisje dhe degradim i sistemit arsimor.

HW

“I ftoj studentët që t’i marrin ato mjete të cilat janë taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit,” tha Krasniqi, duke shtuar se studentët “as nuk blihen e as nuk shiten”.

PDK-ja dhe kreu i saj theksuan se ndihmat e fundit janë më shumë një manovër elektorale sesa një politikë e sinqertë sociale, dhe apeluan që vota e qytetarëve të jetë instrumenti për të dënuar atë që e quajtën “qeverisje e dështuar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.