Uji Dea

Memli Krasniqi dhe Riad Rashiti: Studentët janë zemra e Gjilanit dhe e ardhmja e Kosovës

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, u takuan sot me studentët e këtij qyteti, duke ndarë mesazhe motivuese dhe vizionin për një Gjilan më të mirë. “Me Riadin, Gjilani do të bëhet qyteti i studentëve një qytet që i mbështetë, i hap dyer dhe u jep më shumë mundësi për të krijuar,” tha Krasniqi, duke shtuar se më 12 tetor zgjedhja është e qartë: numri 191, Riad Rashiti kryetar.

Në këtë takim, Kryetari Krasniqi tha se studentët janë arsyeja pse Gjilani ka energji, gjallëri dhe të ardhme. Ai kujtoi fjalimin e Steve Jobs para studentëve të Stanfordit, duke i ftuar të rinjtë e Gjilanit të qëndrojnë gjithmonë të uritur për dije dhe të guxojnë për të ëndërruar: “Stay hungry. Stay foolish.”

“Ne nuk presim nga ju vetëm të studioni dhe të merrni diploma. Ne presim që të guxoni, të besoni në vizionin tuaj, të sfidoni të pamundurën dhe të ndërtoni Kosovën më të fortë e më moderne,” tha Kryetari Krasniqi, duke theksuar se rinia e Kosovës ka talent, energji dhe dashuri për vendin, por i mungon mbështetja e duhur – të cilën PDK është e gatshme ta ofrojë.

HW

Ai u shpreh krenar për kandidatin e PDK-së në Gjilan, duke thënë se Riadi është njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit, që e njeh realitetin e qytetit dhe është i gatshëm t’i shërbejë rinisë me energji e vizion.

“Me Riadin, Gjilani do të bëhet qyteti i studentëve – një qytet që i mbështetë, i hap dyer dhe u jep më shumë mundësi për të krijuar,” tha Krasniqi, duke shtuar se më 12 tetor zgjedhja është e qartë: numri 191, Riad Rashiti kryetar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.