Eko Higjiena

Memli e Vlora të reagojnë për djemtë e Grabovcit dhe të Bujës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti Berat Buzhala ka kritikuar ministren Vlora Çitaku dhe ministrin Memli Krasniqi, të cilët kishin reaguar ndaj shkrimeve të Fatos Lubonjës dhe Arben Idrizit, javë më parë.

“Arsyeja pse po shkruaj është që të shpreh irritimin tim të thellë me kolegët e mi politikanë që për Benin e Lubonjën e bën gati turrën e druve, kurse për Bujen e Grabovcin dhe nënshtrimin që këta po ia bëjnë shtetit, e kanë futur bishtin ndër shalë dhe po bëjnë sikur asgjë nuk po ndodh”, ka shkruar Buzhala në Facebook, transmeton “Express”.

FIDANISHTJA

“A e dinë apo nuk e dinë të apostrofuarit, Vlora, Memli e Ernesti se shtetin tonë nuk do ta rrezikojë asnjëherë Ben Idrizi e Fatos Lubonja – madje edhe nëse i shkruajnë gjërat më të çmendura – por shtetin e rrezikojnë sjelljet mafioze të familjeve të politikanëve”, ka shkruar më tej Buzhala.

Buzhala iu është referuar veprimeve të fundit të djalit të Adem Grabovcit, i cili u kap më armë në veturën e tij ndërsa djali i Shukri Bujës, me veturën e tij BMW, kishte shkaktuar aksident trafiku për shkak të shpejtësisë së madhe duke dëmtuar një pompë benzine. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.