Fundamenti

Memeti e Shabani flasin për të dëbuarit e Luginës që jetojnë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Gentiana Shabani u shpreh e brengosur në lidhje me pasivizimin e vendbanimeve që po u bëhen qytetarëve të Kosovës Lindore nga Republika e Serbisë, duke kërkuar nga ai angazhim më të madh në këtë drejtim, për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi që po i prek qytetarët tanë.

Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj. Gentiana Shabani ka pritur në zyrën e saj zv.kryetarin e Komunës së Preshevës z. Xhelal Memetin.

Koordinatorja Shabani e ka informuar në detaje zv.kryetarin Memeti për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, të cilët jetojnë në Kosovë konkretisht në Komunën e Gjilanit, për aktivitetet e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilat janë bërë deri më tani duke kërkuar nga ai bashkëpunim në të gjitha sferat si: në kulturë, arsim, ekonomi, sport si dhe të gjitha sferat e jetës ku atakohen qytetarët e Kosovës Lindore.

Mobi Casa

Gentiana Shabani u shpreh e brengosur në lidhje me pasivizimin e vendbanimeve që po u bëhen qytetarëve të Kosovës Lindore nga Republika e Serbisë, duke kërkuar nga ai angazhim më të madh në këtë drejtim, për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi që po i prek qytetarët tanë.

Zv.kryetari Memeti duke i uruar për punën dhe angazhimin e koordinatores në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëkohësisht u shpreh i gatshëm për ofrimin e bashkëpunimit të plotë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta për jetesë sa më të mirë të qytetarëve të Kosovës Lindore dhe atyre të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, bashkërisht u dakorduan që bashkëpunimi në mes të Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Preshevës të jetë bashkëpunim i vazhdueshëm dhe më konkret në të gjitha sferat e jetës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.