RCCOLA

Melos Azemi, këngëtar i adhuruar nga publiku dhe student i shkëlqyeshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Melos Azemi është këngëtar i ri dhe me perspektivë. Ai së fundit doli me këngën e dytë:”Ni ditë” e cila u pritë mirë nga publiku, derisa Melosi pos këngës është edhe student i dalluar i arkitekturës në UBT.

Kënga e dytë e titulluara“Ni dit”, e këngëtarit të ri e të talentuar Melos Azemi, është pritur mirë nga publiku. Kënga erdhi në realizim pas këngës “Mos m’harro” që është publikuar para një viti.

Melos Azemi tha për rajonipress se këngën e ka realizuar me shumë pasion dhe ajo i dedikohet dashurisë. “Si çdo i ri edhe unë jam inspiruar dhe motivuar nga dashuria dhe jam shumë i lumtur që kënga po përjetohet mirë nga të rinjtë dhe shtresat e tjera” u shpreh Melosi.

Melosi thotë se ka vijuar mësimet në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, për 6 vjet, ndërsa luan shkëlqyeshëm në kitarë dhe piano. Pos muzikës dhe dashurisë së fortë që ka me këngët, Melosi është edhe student i dalluar i arkitekturës në UBT.

RCCOLA

Ndryshe Melosi performon live dhe pritet shumë shpejt të jetë i pranishëm edhe në koncerte të ndryshme. Melosi është 18 vjeçar ndërsa zhanri i tij është Pop Rock.

Muzika dhe teksti: Melos Azemi, orkestrimi: Florent Boshnjaku, kitarë: Valon Gashi./rajonipress/

https://www.youtube.com/watch?v=iBG54SP9V1I&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0s_4MxEB5qqp6pz1jmINc2zLJxtL1ZjlJDmZw48W4bxMBcad09ezmrSD0