Melhemi për veshka dhe prostatë, çaji nga murrizi

Te disa infeksione bakteriale, si te Ecoli, ndodh që shërimi i gjatë me antibiotik mos të japë rezultate, atëherë çaji nga murrizi mundet të japë rezultate pasi ka efekt antibakterial.

Murrizi sidomos është i shëndetshëm te inflamacionet e kanaleve urinare, e ndikon edhe te problemet me veshka, fshikëz. Po ashtu, ndikon edhe te diarreja, ju preferohet të konsumohet edhe nga personat që vuajnë nga diabeti e ndikon edhe në hedhjen jashtë të gurëve dhe rërës nga veshkat.

Çaji përgatitet nga gjethet e bimës apo si përzierje e edhe disa bimëve të tjera. Me rëndësi është që nga ushqimi të hidhni sheqerin, yndyrat, të gjitha pijet e ëmbla të gazuara si dhe ushqimet që përfshijnë aminoacide. Përgatitja është e thjeshtë: Një lugë çaj nga gjethet e përzieni me 2 dl ujë të vluar. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për gjysmë orë. Më pas e procedoni dhe kur të jetë ftohur, hidhni një sasi të vogël sodë të bukës. Brenda ditës mund të pini tri gota çaj si ky.

(Kosova Sot)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).