Melbourne shpërblen super Berishën
Melbourne Victory festoi titullin e kampionit në Australi, dhe padyshim më meritori për të ka qenë sulmuesi kosovar Besart Berisha.Ylli jonë ka arritur të jetë vendimtar për Melbournen në shumë takime, duke i siguruar fitore, ndërsa se është sulmues i jashtëzakonshëm e tregoi edhe në finalen e madhe ku shënoi golin e parë në fitoren 3-0 të Victory përballë Sydney.
Në një ceremoni të organizuar nga klubi për suksesin e arritur, Berisha është shpërblyer nga klubi si golashënuesi më i mirë.
Ai ka marrë çmimin ‘TAC Golden boot’, për 15 golat e realizuar këtë edicion me fanellën e Melbourne Victory.
Kujtojmë që Besarti do të vije gjatë këtyre ditëve për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa të gjithë ata që e simpatizojnë sulmuesin fantastik sigurisht se do të mund ta takojnë rrugëve të Prishtinës nën shoqërimin e ish-futbollistit të madh kosovar Enis Fetahu. /Telegrafi/


