Melbourne nuk ka pasur sulmues si Berisha

Tifozët e Melbourne Victorys kurrë nuk kanë parë një lojtar si Besart Berisha. Kështu thotë ikona e Melbournet, Archie Thompson.
Berisha është transferuar te Melbourne këtë verë nga Brisbane Roar, pasi me këtë skuadër ka fituar dy tituj të Australisë në tre stinorë sa luajti.
“Keni mundur ta shihni në fazën parasezonale se ai është i pabesueshëm. Ai shënon gola dhe është gjithmonë në vendin e duhur. Nuk besoj se kemi pasur në Victory ndonjë lojtar të kalibrit të tij, një golashënues të pastër”, ka thënë Thompson, përcjell “The Sydney Morning Herald”.
© KOHA.net