Eko Higjiena

Mekatronika në UBT, një mundësi e pakrahasueshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vitin e kaluar është projektuar e më pas doli në treg printeri 3D i quajtur “Formon Core”, i pari i këtij lloji në Kosovë, të cilin mund ta përdorim në shtëpi ose në zyrë. Në hartimin dhe dizajnimin e këtij produkti ka marrë pjesë edhe ish-studenti i UBT-së, Florian Piraj, i cili ka përfunduar suksesshëm studimet në Fakultetin për Menaxhim të Mekatronikës.

Florian Piraj është njëri ndër themeluesit e kompanisë “Formon”, që merret me projektimin, zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e 3D printerëve për përdorim personal. Ai ka theksuar se produktet e kompanisë në fjalë kanë tipare dalluese, janë unikë dhe të përshtatshëm në përdorim.
“Në fillim nuk donim të bënim një printer 3D. Ideja ishte të sillnim shtypjen 3D këtu në rajon, si një shërbim. Prandaj, ne ishim duke eksperimentuar me printer dhe pamë problemet dhe vështirësitë, për shembull në përdorim. Por, ekipi e pa potencialin e printerit desktop, andaj filluam në zhvillimin e produktit”, ka thënë Piraj.

Piraj ka treguar se të gjitha sukseset që i ka arritur janë falë studimeve në UBT, ku thotë se ka përfituar shumë në aspektin profesional dhe është aftësuar për në tregun e punës.

FIDANISHTJA

“Ky program më përmbushi dëshirën edhe qëllimin që e kisha gjithmonë. Pra, programi për Menaxhim të Mekatronikës në UBT i përgatit studentët 100 për qind për tregun e punës, i aftëson ata, përveç anës inxhinierike ashtu edhe në krijim të produkte apo shërbimeve të nevojshme për shoqërinë. Prandaj, rekomandoj që kandidatët t’i vijojnë studimet në UBT, sepse vetëm kështu mund të kenë karrierë të suksesshme”, tha Piraj.

Nga tetori i vitit të kaluar, Piraj është i angazhuar edhe si asistent në UBT, në lëndët Menaxhim Strategjik dhe Inovacion dhe Menaxhim i Operacioneve, kjo falë profesionalizmit të treguar. Ndërkohë në kompaninë “Formon” është përgjegjës për prodhim dhe dizajnues i pjesëve harduerike të produkteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.