GRANDEMALL

Mëkatin tim krejt t`pamëkat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Poezi nga Demush Mehmeti

Mundësh dhe të lëndohesh nga një zjarr shpirti
Ndezur nga një shiqim pahile
Shprushur nga një vështrim i pa cak

Mundësh dhe të trullosësh nga një hije shtati
Me aromë arre hije dendësi
Të shiton syri me pamjen e gjethit të saj

E fjetura zemra jote mundë të zgjohet
Mundët të më bësh mekatar me faj
Më fal dhe për mëkatin tim krejt të pamëkat

MOS TË PAFT SYRI I LIG

Në sytë e tu të shkruar kaltrosh e liga s’ka jetë vdes
Zjarri jetës ndizet gjallërin merr

I verbëruar nga ai shiqim shkëlqim drite
Dhe engjëlli i pagjini mëkaton
Adami trullosët mollën e ndaluar prapë kafshon

E po çka të them unë një i thjeshti njeri
Lutem mos të paft syri i lig

Bokuria e shpirtit botën ndriqon
Kur syri dhe zemra bëhen nji
E bukura është dhurat prej Zotit jo mëkat

Fundamenti

NËSE NDODHË

Nëse ndodhë s’të flas s’do thot se t’kam harruar
Kam kujdes fjalën më të humbur s’dua

Nës ndodh s’të shohë s’do thot se jam verbuar
Kam kujdes hapin mos t’zë në thua

Nëse më shehë t’buzëqeshur s’kam shkalluar
Jetoj për t’mirat t’mirën jetë e dua

Nëse s’të dëgjoj jo s’më ka humbur dëgjimi
Jam tretur ëndrrimeve me këngën time

Nëse jam i mrrolur s’më ka mundur hidhrimi
I bëj kujdes t’ligës mos t’ma zenë pritën

SA TË JEMI GJALLË

S’kemi kohë për të humbur labirintheve të urrejtjes
Më të paqenësishëmen s’merrem kotë
Ja vlenë vetëm me dashtë

S’kemi nevojë për tabut ngatrruar këmbëve
Për të pavlerën kokën mos ta çajm
Të jetojmë bash si duhet sa të jemi gjallë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.