Fundamenti

Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje me aktivitete të ndryshme në terren

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Përfaqësuesit e Mekanizmit Koordinues kundër dhunës në familje, kanë bërë një vizitë pune në fshatin Kishnapol për të bashkëbiseduar me banorët e kësaj ane për dhunën në familje dhe infrastrukturën e përgjithshme lidhur me legjislacionin që e rregullon këtë çështje shumë të ndjeshme, ndërsa të pranishëm ishin edhe banorë e fshatrave Sllakovc i Epërm dhe i Poshtëm dhe të fshatit Gadish.

Delegacioni i cili kryesohej nga koordinatorja komunale kundër dhunës në familje, Vjollca Jakupi, me bashkëpunëtor të tjerë të Mekanizmit Koordinues kanë bashkëbiseduar me banorët e kësaj pjese për dhunën në familje dhe zhvillimin e shoqërisë pa dhunë.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin shumë femra të moshave të ndryshme të cilat u informuan mbi Ligjin për dhunën në familje, ekzistimin e Mekanizmit Koordinues kundër dhunës në familje dhe të drejtat në trashëgimin pronësore në kuadër të së cilës u shfaq edhe filmi dokumentar “Lyp hise gjej sherr”.

Takimi ishte i tipit të debatit të hapur ku të pranishmet bënë shumë pyetje për fenomenin e dhunës në familje.

Aktivitet tjetër poashtu në kuadër të këtij qëllimi është realizuar në bashkëpunim të ngushtë mes Mekanizmit Koordinues dhe OJQ – së “Qendra Rinore Gjilan” për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për pasojat e dëmshme të dhunës në familje. Me këtë rast një grup të rinjsh organizuan një marsh nga Teatri i Qytetit deri te qendrat tregtare ETC, INTEREX dhe Viva Fresh.

United Hospital

Të rinjtë mbanin pankarta me mbishkrime për ndaljen e dhunës në familje. Këtë aktivitet e përcollën një numër i madh i kalimtarëve të rastit nga qyteti i Gjilanit.

Aktivitetet e lartpërmendura të njohura si Komunikim për Zhvillim, janë pjesë e UNICEF-it dhe partnerit implementues PEN, në kuadër të programit të përbashkët të UNKT-ës në Gjilan, për luftimin e dhunës në familje.

Mekanizmi Koordinues kundër dhunës në familje për komunën e Gjilanit është themeluar në vitin 2013 si një ndër të parët në Kosovë me ndihmën e agjencioneve të OKB-së të pranishme në Kosovë.

Mekanizmi përbëhet nga shumë institucione komunale (Komuna e Gjilanit, Policia e Kosovës, Gjykata, Prokuroria, QPS-ja, strehimorja “Liria”, etj) dhe ka për detyrë që të reagojë në mënyrë të përbashkët si një trup i vetëm kur paraqiten rastet e dhunës në familje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.