Fundamenti

Mekaniku fiton 294 milionë dollarë!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

“Besoj se do të kemi një festë relativisht të mirë të krishtlindjeve”, thotë Cindy Hill, bashkëshortja e fituesit

Shuma e dytë më e madhe e fituar ndonjëherë në lotarinë amerikane, 587 milionë dollarë, ka gjetur rrugën për te njëri nga fituesit e saj.

Mekaniku 52 vjeçar, Marc Hill është bërë befasisht multimilioner, pasi që ka kryqëzuar numrat e duhur dhe, bashkë me një fitues tjetër, ende të panjohur, do të ndajë këtë pasuri përrallore.

Fituesi i dytë, sëpaku në bazë të xhirimit të kamerës së kioskut ku është blerë bileta e lotarisë, duket se është gjetur. Kamera e tregon atë duke e shikuar numrin e qëlluar dhe duke dalë nga kiosku me hap vallëzimi. Por ai ende nuk është identifikuar.

RCCOLA

“Besoj se do të kemi një festë relativisht të mirë të krishtlindjeve”, thotë Cindy Hill, bashkëshortja e fituesit në një konferencë për medie të mbajtur të premten. “Ne jemi njerëz krejtësisht normalë”, thotë Hill në Dearborn të shtetit amerikan Missouri. “Ne vetëm kemi pak më shumë para”, shton ai.

E fjala është për afër 294 milionë dollarë!

Familja planifikon që një pjesë të shumës së fituar ta dhurojë. Me pjesën tjetër, Hill dëshiron tua financojë studimet fëmijëve, nipërve dhe mbesave.
Numrat me fat kësaj here kishin qenë: 5, 16, 22, 23, 28 dhe numr plotësues: 6.