Mehmeti: Zyra e diasporës ka dështuar
Gjilan – Mendoj se zyra e diasporës ka dështuar në funksionalizimin e zyrës edhe pse që në fillim u patë bërë bujë e madhe se kinse është krijuar dhe se tashmë do të jetë në shërbim të qytetarëve tanë që janë me pushim të përkohshëm në vendin e tyre , por se tashmë po shihet se ajo ka qenë vetëm një lloj propagande që nuk i bënë mirë këtyre qytetarëve tanë që do të duhej të jenë me disa privilegje të veçanta sa i përket shërbimeve që kërkojnë në administratën shtetërore thotë Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së.
Në Gjilan ekziston një zyre e diasporës e cila që nga fillimi i saj asnjëherë nuk ka bërë publike punën e saj dhe as që ka paraqitur ndonjë llogari institucionale.Kështu mendon Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së.
Mehmeti mendon se kjo zyre de fakto as nuk ekziston pasi nuk bënë asnjë veprim në funksion të mandatit që ka, ajo mund të ekzistojë në letër, por jo për përgjegjësi institucionale të mandatit që ka.
“Ne kërkojmë që Ministria e Diasporës të rishqyrtojë mandatin e kësaj zyre dhe të jetë seriozë në përgjegjësit që ka dhe se të ketë ndonjë veprim konkretë në realizim të premtimeve që ka dhënë kjo ministri” tha Mehmeti.
Mehmeti thotë se Ministria e Diasporës duhet të bëjë diçka konkrete për njerëzit tanë të diasporës që aktualisht janë në pushime në Gjilan në të kundërtën të konstatohet se nuk ekziston praktikisht kjo zyre dhe të mos llogarisin njerëzit e diasporës në ndonjë lehtësim të ofrimit të shërbimeve apo ma mirë me thënë që të mos mashtrohen tha me ironi Mehmeti./rajonipress/


