Fundamenti

Mehmeti: Vetëm LDK-ja mund ta shpëtojë Gjilanin nga izolimi

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Edhe Arben Mehmeti nga LDK-ja është “ngacmuar” nga deklarata e Ismet Hajdinit se kuadrot e LDK-së po aderojnë në PSD. Mehmeti thotë se LDK-ja, mbetet e fortë në këtë drejtim dhe nuk ka problem të anëtarësisë së vet dhe se çdo ditë kemi anëtar të rinj, por se kjo për ne nuk është ndonjë befasi ose lajm dhe se nuk mendojmë se kjo formë e plasimit të pavërtetave në opinion mund të ndikojë në rritjen e elektoratit të ndonjë subjekti.

LDK-ja në Gjilan është ndier e “ngacmuar” nga kreu i PSD-së i cili një ditë më herët deklaroj se kuadrot e LDK-së kohëve të fundit po aderojnë në PSD. Arben Mehmeti shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së tha për rajonipress se deklaratat e disa zyrtarëve të partive të vogla që operojnë në Gjilan (PSD) , janë vetëm për të treguar se janë në letër dhe se përmendja e emrit të LDK-së në kinse shkuarje nga LDK-ja, në ato subjekte është vetëm një tendencë për të mbajtur edhe më tutje në gjendje kome , vdekje klinike këto grupe të vogla të qytetarëve që thellësisht janë të lidhur vetëm me interesa në pushtet komunalë, por që nuk mendoj se mund të luajnë ndonjë rolë të rëndësishëm në fuqizimin e tyre si subjekt politik dhe mendoj se edhe nuk e kanë at vullnet dhe projekt.

Mehmeti tha se LDK-ja, mbetet e fortë në këtë drejtim dhe nuk ka problem të anëtarësisë së vet dhe se çdo ditë kemi anëtar të rinj, por se kjo për ne nuk është ndonjë befasi ose lajm dhe se nuk mendojmë se kjo formë e plasimit të pavërtetave në opinion mund të ndikojë në rritjen e elektoratit të ndonjë subjekti.

Mobi Casa

“LDK-ja, tashmë e konsoliduar është forca e parë në komunë për nga anëtarësia dhe se në kuvendë komunal ka numrin më të madh të kuvendarëve, që mendoj se fletë shumë në këso lloje të deklarimeve publike dhe matjen e pulsit të qytetarëve. LDK mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe nuk ka kohë të merret me opinione të paqëndrueshme dhe që si subjekte politike mund të jenë për nga numri i votuesve sa një këshilltarë komunal i LDK-së, me nivel mesatar të votave të fituara në zgjedhjet e fundit lokale, e lëre të bëjmë ndonjë krahasim me nëndegë sepse është pa asnjë logjik” mendon Mehmeti.

Sidoqoftë ne jemi duke mirëpritur vazhdimisht anëtar të rinj edhe nga subjektet e kësaj kategorie dhe se do të vazhdojmë t`i trajtojmë në formën më të mirë sepse po shihet se e vetmja alternativ që shpëton Gjilanin nga izolimi është LDK-ja tha Mehmeti.

“Dhe në fund rekomandojmë udhëheqësit e këtyre subjekteve të vogla që ushtrojnë përgjegjësi publike në nivel komunal që më tepër të merren me fushat e përgjegjësisë institucionale sepse vërehet një anarki institucionale dhe ligjore në komunën e Gjilanit në shumë fusha.”/rajonipress/