GRANDEMALL

Mehmeti: Vërehet një disponim i madh politik dhe pozitiv për LDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Zgjedhjet në nivel të LDK-së në Gjilan po shkojnë mirë dhe po vërehet një disponim i madh politik në frymën e një ambienti pozitiv për LDK-në. Gjatë takimeve që kemi nëpër lokalitete të ndryshme qytet e fshat vërehet se ekziston ende fryma e lartë mobilizuese dhe poashtu edhe një motiv i lartë për të mbështetë LDK-në thotë për rajonipress Arben Mehmeti kryetar i shtabit të LDK-së në Gjilan.

Arben Mehmeti mendon se fryma entuziaste buron nga pushteti aktual që në masë të madhe ka kryer obligimet që dalin nga premtimet e kaluara politike. “Tashmë Gjilani nën qeverisjen e LDK-së ka ndërrue substancialishtë ngase nuk ka lokacion, ku nuk ka shtri dorën e ndihmesës për qytetarët e komunës sonë dhe poashtu tashmë janë në përfundim të gjitha projektet e mëdha që Gjilanin e bëjnë një komunë shumë të zhvilluar dhe shembull në nivel Kosove për qeverisje kualitative dhe në shërbim të qytetarëve” thotë Mehmeti.

FIDANISHTJA

“Poashtu duke parë se në listën e kandidatëve nga Gjilani janë disa aktivistë të dëshmuar të partisë si dhe poashtu ka kandidatë që kanë një përvojë të madhe politike dhe profesionale qoftë në nivel vendi e poashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Kandidatët nga LDK e Gjilanit janë të pa krahasueshëm me kandidatët tjerë të partive tjera politike për nga bagazhi i tyre politik, profesional, shoqëror, patriotik etj, prandaj ne vlerësojmë se është interes i Gjilanit që këta të jenë pjesë e kuvendit të Kosovës e që ne besojmë se këta sigurt do të jenë pjesë e kuvendit.Dhe këto janë edhe argument që si duket ndikojnë edhe në qytetarë dhe aktivistë pasi po vërehet një masovitet i madh gjatë këtyre tubimeve paraelektorale” tha Mehmeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.