Mehmeti, titullar në barazimin e Olhanenses
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Agon Mehmeti, ka luajtur nga minuta e parë te Olhanense që u nda baras me Martimon.
Mehmeti në ndeshjen e javës së 18-të të elitës së futbollit të Portugalisë, të zhvilluar të dielën, u zëvendësua në minutën e 63-të. Olhanense zë vendin e fundit (16) me 13 pikë të tubuara.


