ARKATANA

Mehmeti: Shovinizmi primitiv ende përcaktues në shoqërinë serbe

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka një porosi për mediat serbe që botuan postimin e tij të djeshëm dhe serbëve që e shajnë, për siç ka thënë “atë që vogëlsia ime ia rekomandon popullit të vet është që ata kurrë të mos ia kenë zili mendësisë raciste serbe se janë populli më i mirë, më trim, më i bukur e me fe më të mirë në botë!”

“Atë që unë ia them popullit tim është kjo: ne nuk jemi në garë me primitivizmin dhe shovinizmin e askujt, përfshi edhe atë serb, por ne garojmë me njerëzoren, krenarinë, dinjitetin dhe me vlerat tona që nuk duhet lejuar të na i shkelë askush, sepse nëse ato shkelen edhe mund të mbetesh gjallë, por je kufomë e pavlerë”, ka shkruar Mehmeti në Facebook, për të mos mbetur vetëm me kaq.

“Dhe ia them edhe këtë: se duhet të jetë syçelë, se nuk të vlen gjë kozmopolitizmi dhe paqedashuria, nëse je i rrethuar me shovinizëm primitiv, si ai që është ende përcaktues në shoqërinë serbe, mendësi që nuk ndjehet fajtorë për asgjë të keqe që ka ndodhur dhe që është duke ndodhur në këtë Ballkan, përfshi edhe varrezat masive që ‘çlirimtarët’ serb i mbushën me gra e fëmijë të pafajshëm!”.

UBT

Mediat dhe opinioni serb e kishin kritikuar Mehmetin për deklaratat të cilat i kishte dhënë pas lojës në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Mehmeti kishte krahasuar rrezikun serb për shqiptarët, në të shkuarën, me rrezikun që e ka bota sot nga organizata terroriste “ISIS”, duke theksuar se ai popullit të vet i rekomandon që kurrë të mos ia kenë “zili” mendësisë raciste serbe.

E ka përsëritur edhe pas reagimit.
“Pra u them se jo tani, por ka dekada që ne e njohim ‘ISIS’ mendësinë të qarqeve sllavo-ortodoksë, e cila mendësi është e etur për të pirë gjakun e shqiptarëve, mendësi që nuk mund ta kuptojë kurrë porosinë që shqiptaria ua përcjell të gjithëve – se shqiponja dykrenore ndjehet ngrohtë në folenë e shqiptarisë shumëfetarë, që nuk di të urrejë, por që duhet të jetë syçelë e ta dijë se shovinizmi serb ka rrënjë shekullore dhe andaj, mbase do i duhen shekuj që ta kuptojë atë që e ka kuptuar shqiptaria!”
© KOHA.net