RCCOLA

Mehmeti: Rritja e kredive ekonomive familjare, sinjal i qytetarëve për t’i tejkaluar problemet nga inflacioni

/ 6 minuta lexim

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kreditë e ekonomive familjare kanë shënuar rritje me rreth 17.4 për qind, e që këtë ai e konsideron si një rritje me përqindje shumë të lartë. Këtë e sheh sinjal të qytetarëve për t’i tejkaluar problemet më të cilat ballafaqohen si rezultat i inflacionit.

Mehmeti ka thënë se pritjet janë që në fund të viti 2025 inflacioni do të jetë në niveli rreth 2 për qind, që më pastaj do të ketë edhe vendime të cilat do të merren nga Banka Qendrore Evropiane për të ulur normën e interesit, të cilat sipas tij, në mënyrë direkte do ta ndikoj edhe në uljen e normës së interesit në kredi.

Ish-guvernatori i BQK-së ka thënë se duke ju referuar janarit të viti 2024 janë rrethe 4.8 miliard euro kredi.

Ai ka thënë se në strukturën e ekonomive familjare përfshihen kredit konsumuese dhe kredit hipotekare.

“Nëse e shohim sot në Kosovë janë diku rreth 4.8 miliardë euro, po i referohemi janarit 2024, kredi, rreth 17 për qind kemi rritje të kredive, pastaj nëse shohim vetëm kreditë e ekonomive familjare, diku rreth 17.4 për qind kemi rritje të kredive për ekonomit familjare. Kur flasim për strukturën e ekonomive familjare, këtu përfshihen kredit konsumuese dhe kredit hipotekare. Për këtë arsye edhe norma e interesit dhe kredit konsumuese arrin, nëse e shohim normën efektive të interesit në kredi, është diku rreth 6.4 për qind, po nëse e shohim normën e interesit në kredi, po i referohem janarit të 2024 kemi një 6.5 për qind vetëm tek kredit konsumuese. Pra kemi një rritje 17.4 për qind të kredive për ekonomit familjare”, ka thënë ai.

Mehmeti ka thënë se rritja prej 17.4 për qind e kredive për ekonomit familjare, është një përqindje shumë e lartë, sipas tij, kjo tregon që ka një rritje të kërkesave nga ana e qytetarëve për t’i tejkaluar problemet më të cilat ballafaqohen si rezultat i inflacionit dhe rrethanave të tjera të cilat kanë vështirësuar jetën e tyre.

Mobi Casa

“Kemi një rritje të theksuar mund të themi në përqindje rreth 17 për qind rritja e kredive ose 17.4 për qind është një rritje e kredive për ekonomit familjare, është një përqindje shumë e lartë. Unë gjithmonë kam qenë dhe vazhdoj që të jem pro rritjesë së kredive, por duhet që të kemi shumë kujdes që rritjen e kredive ta kemi një rritje të shëndosh, një rritje që e ruan stabilitetin financiar në vend dhe për këtë duhet të kemi rritje në sekotret të cilët ne i konsiderojmë në më pak rrisk. Për shembull rasti konkret, nëse kemi rritje te sektorët e ndërtimit, konisderohte një prej sektorve me rrisk shumë të lartë. Kjo rritje prej 17.4 për qind vetem për ekonmit familjare është një përqindje e lartë dhe kjo tregon që kemi një rritje të kërkesave me siguri për të tejlakuar problemt më të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës si rezultat i inflacionit dhe rrethanave të tjera të cilat në një mas e kanë vështirësuar jetën e tyre”, ka thënë ai.

Mehmeti ka thënë se si shkak i pandemisë ka qenë e pritshme që të ketë edhe rritje të inflacionit, sipas tij, për këtë arsye Banka Qendrore Evropiane ka marr vendim për rritjen e normës së interesit dhe kjo më pastaj e ka dërguar EURIBOR-in në një përqindje me rreth 4 për qind, e cila ka ndikuar në rritjen e normave të interesit.

“Ka qenë e pritshme për gjithë neve që pas pandemisë do të kemi një rritje të inflacionit për arsye që ka një ndërprerje në zinxhir të furnizimit. Pastaj pas pandemisë kërkesat janë rrit dhe për ne ka qenë e pritshme që do të kemi një rritje të inflacionit dhe kjo ka ndodhur dhe për këtë arsye më pastaj erdhën masat që janë marr për të parandaluar ose minimizuar rritjen e inflacionit nga Banka Qendrore Evropiane, për këtë arsye Banka Qendrore Evropiane murr vendim për rritjen e normës së interesit dhe kjo më pastaj e dërgoj EURIBOR-in në një përqindje diku përafërsisht rreth 4 për qind dhe kjo e ka ndikuar rritjen e normave të interesit jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e BE-së por edhe në nivel lokal. Pra është një dukuri që ka ndodhur në nivel global”, ka thënë ai.

Mehmeti ka thënë se këtë vit në Eurozon pritët që inflacioni të jetë me rreth 3 për qind, ndërsa në vitin 2025 inflacioni do të jetë në niveli rreth 2 për qind, që më pastaj do të ketë edhe vendime të cilat do të merren nga Banka Qendrore Evropiane për të ulur normën e interesit, të cilat sipas tij, në mënyrë direkte do ta ndikoj edhe në uljen e normës së interesit në kredi.

“Për faktin që pritet që këtë vit inflacioni të jetë diku përafërsisht rreth 3 për qind, po flas edhe në eurozonë dhe unë po besoj që edhe vitin e ardhshëm tekë në fund të vitit të ardhshëm inflacioni do të jetë nënë normën të cilën e dëshiron Banka Qendrore Evropiane rreth 2 për qind dhe pastaj presim që të kemi masa të reja të cilat do ti zvogëlojnë normat e interesit. Pastaj kjo në mënyrë direkte e ndikon edhe uljen e EURIBOR-it e më pastaj ndikon edhe në uljen e normës së interesit. Kjo do të reflektoj për arsye se shumica e kontratave në mesë të Bankës dhe bizneseve në Kosovë, qoftë edhe personave fizik janë kontrata mund të themi variabile”.

“Duke u nisur nga fakti pra kanë një normë variabile, ka edhe kontrata që kanë normë fikës, por sidomos po i referohemi atyre kontratave që kanë normën variabile të interesit. Varësisht nga lëvizja e EURIBOR-it, lëviz edhe norma e interesit, kështu që pritjet janë që në fund të viti të ardhshëm do të kemi inflacion në niveli rreth 2 për qind e më pastaj do të kemi edhe vendime të cilat do të merren për të ulur normën e interesit nga Banka Qendrore Evropiane, dhe kjo më pastaj do të ndikoj në uljen e EURIBOR-it në mënyrë direkte do ta ndikoj edhe në uljen e normës së interesit në kredi”, ka thënë ai.