Eko Higjiena

Mehmeti: Raporti i kryetarit më tepër elektoral

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Raporti ishte ma tepër i natyrave elektorale, dhe na është prezantuar në formën sikur prezantohet para simpatizuesve të partisë, përderisa kryetari Qemajl Mustafa ma herët deklaronte se do të investojmë në shumë projekte tash deklaron se sikur do të kishim para do të dinim të investonim thotë Arben Mehmeti shef i LDK-së.

Qemajl Mustafa ka paraqitur raportin e tij të punës për të cilin ka folur rreth tre orë të plota duke dhënë sqarime dhe detaje për secilën drejtori veç e veç. Mustafa ka thënë se në Gjilan ka të arritura, ka suksese dhe ka zhvillime tepër pozitive.

Por me raportin e kryetarit Mustafa nuk është pajtuar shefi i LDK-së Arben Mehmeti. Mehmeti tha për rajonipress se raporti ishte ma tepër i natyrave elektorale, dhe na është prezantuar në formën sikur prezantohet para simpatizuesve të partisë, përderisa kryetari Qemajl Mustafa ma herët deklaronte se do të investojmë në shumë projekte tash deklaron se sikur do të kishim para do të dinim të investonim thotë Arben Mehmet

“Ehe fjalimi për dy orë në kuvend ishte sikur dëshironte të vë para një lodhje kuvendin me qëllim që të parandaloj marrjen serioze të kuvendit komunal me problemet e mëdha të kësaj qeverisje”mendon Mehmeti.

Mobi Casa

Mehmeti tha se si të theksuara opozita ka prezantuar faktet që administrata udhëhiqet nga dy bashkëkryesues nënkryetari dhe drejtori që është risi në qeverisje dhe këto angazhime shfrytëzohen për efekte elektorale, ndërsa në administratë kemi një lloj partneriteti publiko-privat që nuk do të duhej të ndodhë sepse ligjet nuk lejojnë një veprim të tillë për të ushtruar përgjegjësi publike administrative kompanitë private përmes tenderëve nuk lejohet me ligje kjo dukuri.”Në këtë rast kemi veprime të kundërligjshme pasi kemi ndërhyrje jo ligjore të një kompanie private në dhënien e shërbimeve administrative respektivisht dokumentacionit civil dhe kjo qeverisje po vazhdon me lejuar këso veprime të paligjshme” tha Mehmeti.

Mehmeti tha se edhe Webfaqja e komunës nuk është funksionale me të rejat e komunës .”Kjo do të thotë se komuna është larg transparencës në punën e saj”. Mehmeti tha se ka dështuar projekti i bibliotekës, parku në Arbëri ka dështuar, pastaj Lumi Mirusha ka dështuar, sa punohet aq afërsisht po dëmtohet dhe tashmë kemi edhe një liqen artificial tashmë në qendër pikërisht për shkak të mos punës dhe dështimit të projektit të lumit Mirusha.

Mehmeti tha se ende kemi implementim të pjesshëm të projekteve edhe atë pa zotim të mjeteve që janë shkelje serioze ligjore, psh. rruga ka Qarkorja , ka Dardania, Kamniku, Livoqi i Ulet, Cernica, Gumnishta etj.

“Subvencionet shpenzohen pa asnjë kriter dhe në kundërshtim me rregulloren mbi subvencione, komuna tashmë ka hyrë edhe ma shumë në borxhe rreth 3.380 milion që është një shkelje shumë e rëndë ligjore. Kemi dështim total në investime kapitale, kemi rreth vetëm 1.5 milion investime që është shumë pak në krahasim me premtimet” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: