Fundamenti

Mehmeti: Qeverisja Haziri ishte në shërbim të qytetarëve

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne si LDK, jemi shumë komodë dhe nuk kemi nevojë të merremi me të tjerët sepse ata të PDK-së tashmë kanë epitetin e shkelësve të ligjeve dhe kjo është veti e tyre ndërsa kryetari aktual i komunës deri më tash ka pasur shumë pozita shtetërore, por se deri më tash asnjëherë nuk është përballur me ndonjë aktakuzë dhe lehtë është të konstatohet se ai nuk e ka veti të tij shkeljen e ligjeve ndërsa i takon të marrë vendime që dikujt mund të ia cenojnë interesin, por se kjo është demokraci duhet të mësohemi me vendimin e sovranit pavarësisht se çfarë është ai tha Mehmeti.

Arben Mehmeti sekretar i LDK-së dhe këshilltar komunal duke folur për punën gjashtë mujore të Lutfi Hazirit dhe për akuzat e PDK-së thotë se Lutfi Haziri ka punuar me përkushtim duke qenë në shërbim të qytetarëve dhe duke realizuar shumë projekte në dobi të tyre raporton rajonipress.

Mehmeti tha se gjashtë mujori i qeverisjes aktuale është mjaftë i suksesshëm dhe shihet se është më afër interesave të qytetarëve të komunës së Gjilanit. “Me faktin se kryetari Haziri ka filluar të prekë me investime kapitale shumë lokalitete të komunës së Gjilanit që nuk ishin trajtuar mirë në të kaluarën pavarësisht një krize të thellë ekonomike që ka shkaktuar qeverisja e kaluar duke zhytur në borxhe të papërballueshme komunën e Gjilanit mund të konstatohet se kanë filluar të zbatohen në masë të madhe në praktik premtimet e kryetarit Haziri”.

Mehmeti mendon se pavarësisht se disa projekte kapitale janë me bashkëinvestim në mes komunës dhe qeverisë së Kosovës por se serioziteti i punës së Kryetarit Haziri ka ndikuar që direktë të nisin shumë projekte kapitale në shumë pjesë të komunës sonë duke filluar me investimet në rrugën e fshatit Bilinicë që së shpejti do të përfundon e që ishte zotim i kryetarit Haziri, është fillimi i rrugës Lladov-Nasal që është një interes strategjik i lidhjes së dy komunave Gjilan-Viti, janë disa investime në Malësinë e Zhegocit në infrastrukturë rrugore dhe bujqësi, vërehen investime maksimale në infrastrukturë rrugore dhe ndriçim publik edhe në shumë lagje të qytetit të Gjilanit si Dardani I dhe II, Zabel, Arbëri, Qendër dhe shumë pjesë tjera të qytetit të Gjilanit dhe fshatrave të komunës sonë.

Mehmeti tha se vërehen angazhime maksimale dhe investime në çështjen e rrugëve, kanalizimeve, ndriçimit publik dhe shumë fusha tjera që e bëjnë qeverisjen ndryshe nga e kaluara në aspekt pozitiv.

Poashtu gjatë kësaj periudhe kemi një ndryshim të gjendjes në aspekt pozitiv sa i përket dokumentacionit civil, pra tashmë komuna ka filluar direktë të jetë në shërbim të qytetarit duke dërguar dokumentin në shtëpi përmes Postës së Kosovës që është risi pozitive e kësaj qeverisje.

Uji Dea

Shpenzimet minimale të kësaj qeverisje janë një element tjetër pozitiv i kësaj qeverisje,
Ndërsa vërehen ndryshime pozitive edhe nëpër drejtorit komunale, pra kemi një ndryshim të qasjeve nga e kaluara dhe tashmë sipas vendimit të kryetarit Haziri drejtorët janë vetëm në shërbim të qytetarit duke eliminuar format e kaluara ku drejtorët ishin më tepër në shërbim të interesave të ngushta dhe shumë pak në shërbim të qytetarëve.

Mehmeti tha se është për tu vlerësuar vendimi i fundit i qeverisjes lokale për demilitarizim të objekteve komunale sepse tashmë në një kohë kur teknologjia informative është në vlugun më të madh është pasqyrë jo e mirë për qeverisjen lokale forma e sigurimeve fizike të objekteve e sidomos për komunën tonë kur jemi në një krizë të thellë financiare.

“Dhe ka edhe shumë veprime pozitive të kësaj qeverisje por se nuk ka mundësi të elaborojmë në hollësi për shkak të hapësirës kohore”.

Ndërsa veprimet e fundit të PDK në raport me prokurorin sa i përket vendimeve komunale Mehmeti tha se është vetëm një standard normal i krijuar si një shprehi nga kjo parti sepse tashmë një pjesë e kryetarëve të komunave që i përkasin PDK-s, tashmë janë mësuar shpesh t`i vizitojnë këto dyer dhe shumë prej tyre janë edhe të dënuar pikërisht për shkak të akuzave nga këto dyer duke u bazuar në fakte normalishtë dhe shumë prej atyre që janë dënuar nuk janë duke respektuar vendimet e këtyre prokurorëve dhe Gjykatave dhe si rezultat i mosnjohjes së këtyre vendimeve gjinden në arrati apo ushtrojnë pushtet duke qenë i dënuar dhe nuk e kuptoj tash se çka kërkojnë në prokurori ata që nuk respektojnë pikërisht vendimet e saja dhe të gjykatave të Kosovës tha Mehmeti.

“Ne si LDK, jemi shumë komodë dhe nuk kemi nevojë të merremi me të tjerët sepse ata të PDK-së tashmë kanë epitetin e shkelësve të ligjeve dhe kjo është veti e tyre ndërsa kryetari aktual i komunës deri më tash ka pasur shumë pozita shtetërore, por se deri më tash asnjëherë nuk është përballur me ndonjë aktakuzë dhe lehtë është të konstatohet se ai nuk e ka veti të tij shkeljen e ligjeve ndërsa i takon të marrë vendime që dikujt mund të ia cenojnë interesin, por se kjo është demokraci duhet të mësohemi me vendimin e sovranit pavarësisht se çfarë është ai” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.