RCCOLA

Mehmeti: Përqindja më e madhe e remitencave shkojnë për konsum, 443 milionë € deri në korrik

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë për Ekonomia Online se përqindja më e madhe e remitencave shkojnë për konsum, ndërsa një pjesë tjetër në investime të huaja direkte.

Mehmeti i vlerëson lartë investimet që i bën diaspora sidomos në patundshmëri teksa rol kyç thotë se luajnë edhe në turizëm, kohë kur diaspora viziton Kosovën. Duke folur për shifrat që diaspora i dërgon në Kosovë përmes kanaleve bankare, Mehmeti thotë se e kalojnë shifrën e 1 miliard eurove.\

Sipas Mehmetit, nga 1.2 miliard euro që ishin vitin e kaluar, 896 milionë euro kanë shkuar në konsum, teksa thotë se kjo e financon deficitin tregtar. Kurse këtë vit deri në korrik kanë shkuar deri në 443 milionë euro.“… remitencat në shumë aspekte ndikojnë pozitivisht në Kosovë nëse i marrim në aspektin e konsumit e ndikon konsumin pozitivisht dhe kryesisht 1.2 miliard ka qenë në vitin 2022, 896 milionë ka qenë deri në korrik 2023 kryesisht të ndikuara në konsum dhe kjo e financon deficitin tregtar pastaj e rrit mirëqenien e qytetarëve dhe e bën financimin por edhe e lehtëson varfërinë në Kosovë por nëse i shohim edhe si investime, remitencat janë një faktor shumë i rëndësishëm për arsye se 443 milionë euro ishin investimit e huaja direkte në Kosovë po flasim deri në korrik 2023 e që kryesisht shkojnë në patundshmëri, në blerje të tokave dhe banesave por nëse i shohim edhe në aspektin e turizmit është një prej atyre faktorëve që diaspora e rrit edhe në këtë aspekt sidomos në fokus është tre mujori i tretë i vitit ku është ardhja e diasporës dhe që ardhja e tyre në qarkullimin në hotele, në restorante, nëpër ndërmarrje tregtare është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme ta potencojmë që kemi nevojë edhe për trurin e tyre kemi biznese jashtëzakonisht të suksesshme nëpër Evropë dhe nëpër botë ku jo vetëm paraja e tyre por edhe ardhja e tyre në masë të madhe do ta ndihmonte ekonominë e vendit”, thotë Mehmeti.

Fundamenti

Mehmeti ka thënë se remitencat ndikojnë edhe në sektorin bankar. Në tremujorin e tretë të vitit, Mehmeti ka vërejtur se të ardhurat nga diaspora ndikon në rritjen e depozitave dhe rrit likuiditetin e bankave në vend.“Jemi munduar që të bëjmë një analizë dhe kemi ardhur në përfundim që në rast konkret për remitencat ose diaspora ndikon edhe në kualitetin sektoro-bankare. E kam marr për me studiu vetëm tremujorin e tretë që është periudha kur vijnë diaspora dhe kontributi i tyre është më i madh gjatë kësaj periudhe e kam vërejtur që në atë periudhë kohore, depozitat rritën por në anën tjetër kreditë investive bien dhe kjo tregon që diaspora në masë të madhe ndikon edhe në rritjen e depozitave e ndikon edhe stabilitetin ose e rrit likuiditetin e bankave në vend dhe për këtë arsye depozitat janë duke u rritur prej vitit në vit për shifra dyshifrore dhe në 2022 edhe 2023 kanë vazhduar në një rritje të tillë kjo vet fakti që kemi rritje të lartë në depozita nëpër banka ndër vite që ka kaluar ka qenë historikisht dikun 8% tash ka kalu edhe deri 12-14 për qind rritje të depozitave dhe kjo tregon që edhe bizneset edhe ekonomia familjare që kryesisht të depozitat ndikojnë nëse nuk gaboj 67% i përkasin deponitë familjare depozitat pjesa tjetër i përket bizneseve nuk kanë vizion dhe strategji ku t’i investojnë ato para”, u shpreh Mehmeti.Krahas kësaj, Mehmeti ka thënë se diaspora ka mundësi të shumta për të investuar në Kosovë. Për këtë, kërkon nga ekzekutivi t’i krijojë kushte më të mira.

Mehmeti thotë se me investime, do të rregullohej edhe deficiti tregtar.“Janë shumë opsione edhe Letra me Vlerë. Tash vetëm fakti nëse shohim eksporte dhe importe dikun 17.5 për qind është mbulueshmëria e eksportit në raport me importin tash 17.5 për qind i bie dikun rreth 82.5 për qind janë sektorë ku ne veç importojmë, pra mbulueshmëria nga të dhënat e fundit që i kemi në dispozicion është dikun 17.5 për qind eksport-import. Kjo pjesa tjetër është hapësirë e pa mbuluar ku kudo në të gjitha sferat dhe sektorët dhe ka hapësirë për me investuar edhe unë po besoj që në bazë të mallrave do ta kishin rrit dhe do kishim pas një zhvillim më të mirëfilltë ekonomik edhe që i kish adresu këto sfida që janë deficiti tregtar sepse shumë prodhime që sot importojmë kishim mundur që t’i prodhojmë brenda e këto investime vetëm duhet të shkojnë në punësim”, u shpreh Mehmeti për EO.