UBT

Mehmeti: PDK po e faktorizon VV

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kërkesa e opozitës në Gjilan është në vazhdën e synimeve për të bartur praktikën e lojës së opozitës nga niveli qendror edhe në nivelin lokal, që është e papranueshme për momentin dhe kohën thotë Arben Mehmeti.

Mehmeti thotë se është për tu habitur se përse opozita PDK-ja po hy në këtë valle duke dashur edhe ta faktorizoj opozitën tjetër në këtë rast VV pa ndonjë arsye për temën që kanë kërkuar në kuvend komunal si temë. “Dhe ky fakt nuk është standard normal i funksionimit të institucioneve demokratike në këtë rast. Arsimi në Gjilan si edhe në tërë Kosovën është fushë me shumë probleme sepse në disa aspekte rregullohet nga niveli qendrorë me ligje dhe udhëzime administrative që komuna ka obligim t`i zbatoj pavarësisht që edhe nuk na pëlqen ndonjëherë si qeverisje lokale” mendon Mehmeti.

Mehmeti tha se problemet në Arsim në Gjilan janë temë e zakonshme sikur edhe në shumë vitet e kaluara kur ka qeverisur PDK-ja andaj nuk ka arsye që në mënyrë të jashtëzakonshme të bisedojmë për arsimin. Përkundrazi për Arsimin si temë sikur në vazhdimësi në këtë qeverisje është biseduar më së shpeshti duke diskutuar edhe si tema të veçanta në kuvend që ishte në vazhdimësi si kërkesë e opozitës dhe nuk i është ikur asnjëherë kësaj teme.

Kjo temë ka qen shumë e trajtuar edhe në komitet të arsimit si një nga komitetet ma të suksesshëm në kuadër të trupave ndihmëse të kuvendit që ka qenë edhe vlerësim i organizatës që merret me monitorimin e institucioneve lokale dhe është trajtuar çdo teme që ka qenë kërkesë e opozitës pra nuk ju ka ikur asnjë interesimi të opozitës për debat dhe në të gjitha këto debate ka qenë drejtori komunal i arsimit me të cilin kemi shtjelluar të gjitha temat dhe kemi marrë veprimet konformë përgjegjësive qê kemi si ne si komitet po ashtu edhe drejtoria komunale e arsimit.

Tash së fundi komiteti i arsimit ka mbajtur dy mbledhje radhazi një mbledhje para se të fillojë viti i ri shkollorë dhe një mbledhje pasi ka filluar viti i ri shkollor me që rast janë biseduar të gjitha çështjet që kanë qenë fokus i pozitës dhe opozitës në funksion të një koordinimi sa më të mirë në këtë fushë.

Pra vetë fakti për këto takime nënkupton seriozitet dhe trajtim adekuat të kësaj fushe në kuadër të mundësive që kemi si komunë.

Mobi Casa

Në bazë të angazhimeve mund të thuhet lirishte se tema e arsimit është një temë e zakonshme për tu biseduar në kuvend si një pikë dhe nuk ka asnjë arsye zyrtare për tu trajtuar ndryshe.

Dhe poashtu vullneti i pakicës në kuvend komunal nuk mund të imponoj që edhe shumica në kuvend të merret me dëshirat e tyre.

Opozita(pakica politike) nuk ka fuqinë për të mbajtur seancë të kuvendit komunal përveç iniciativës për dëshirën për të mbajtur seancë.

Dhe në këtë rast mendoj se shumica në kuvend nuk duhet të ndikohet nga dëshira e pakicës për mbajtje të seancave sipas dëshirës.

Mendimi imë është se koalicioni në Gjilan nuk duhet të i përgjigjet seancës që ftohet për këtë temë si të jashtëzakonshme sepse situata është e zakonshme dhe mund të trajtohet kjo temë në mbledhjet e rregullta të kuvendit.

Dhe poashtu dëshirat e pakicës nuk duhet të jenë agjendë e institucioneve lokale në Gjilan sepse mund të krijohet si një standard i rrezikshëm për qeverisje tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.