FIDANISHTJA

Mehmeti: Nuk po trajtohen dinjitetshëm strukturat kontributdhënëse të LDK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Duhet të ketë një vendim-marrje më e kujdesshme nga ata që aktualisht kanë fatin të jenë në vendimmarrje qoftë në qeveri apo në komuna dhe duhet që fokusi i tyre të jetë trajtimi i dinjitetshëm i atyre që kanë kontribut në LDK dhe jo të degradohen, të injorohen, të ofendohen dhe të zëvendësohen shumë lehtë me dikend që sapo kanë zbarkuar në LDK dhe që nuk njihen nga askush në struktura thotë Arben Mehmeti njëri nga aktivistët e hershëm të LDK-së.

Sipas Mehmetit 23 Dhjetori është një datë me rëndësi për shtetin në përgjithësi dhe LDK -në në veçanti andaj edhe duhet të festohet në mënyrën më dinjitoze sepse kjo datë shënon një fillim të ri pozitiv dhe historik për Kosovën.

Por nga ajo që po përballemi aktualisht nga ata që po udhëheqin LDK-në dhe Qeverinë dhe disa komuna mund të thuhet se nuk kemi një trajtim të mirë të strukturave të LDK-së që në kohët më të vështira ishin burimi i rritjes dhe zhvillimit të LDK-së.

Duhet të ketë një vendim-marrje më e kujdesshme nga ata që aktualisht kanë fatin të jenë në vendimmarrje qoftë në qeveri apo në komuna dhe duhet që fokusi i tyre të jetë trajtimi i dinjitetshëm i atyre që kanë kontribut në LDK dhe jo të degradohen, të injorohen, të ofendohen dhe të zëvendësohen shumë lehtë me dikend që sapo kanë zbarkuar në LDK dhe që nuk njihen nga askush në struktura.

Poashtu edhe pozitat në qeveri duhet të balancohen varësisht nga pesha e fitores dhe rezultateve në komuna e jo nga provincat e vogla të kemi shumë pozita politike dhe ekzekutive duke anashkaluar rajonet më të mëdha dhe më me peshë.

Uji Dea

Poashtu do të ishte mirë që aktivistët të mos zëvendësohen me miq dhe shoqëri në poste qeveritare qoftë politike apo ekzekutive sepse kjo nuk i kontribuon motivit dhe zhvillimit për të ecur para si subjekt, që aktualisht është ka ndodhë.

Në kohët kur ka pushtet partia ka shumë përkrahës, por se duhet të kthehemi pak mbrapa në retrospektiv dhe ta pyesim veten se çfarë lloji i moralit është ky?

Poashtu edhe Kryeministri dhe Ministrat e LDK-së do të duhej të mendojnë seriozisht se a do të munden dhe me çfarë morali do të kërkojnë Vota shumë shpejtë nga ata që po zëvendësohen me aq lehtësi, a do të duhej që edhe këta ta mendojnë veten në pozita të atyre që ju kanë gëzuar fitoreve të LDK-së, por që tashmë po zëvendësohen lehte, me butësi dhe injorancë politike.

Sidoqoftë ata që kanë dhënë shumë për LDK-në do t`i përballojnë edhe këto fyerje politike, sepse ata janë mësuar të jenë besnik të idealit ka shkruar Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.