FITORJA

Mehmeti nuk heq dorë: Koalicioni LDK – AAK dëmton rëndë interesin e LDK-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Unë si një zyrtar i LDK-së, mendoj se në Gjilan koalicioni është jo i natyrshëm, jo në interes të LDK-së sepse kemi mundësin që vetë të qeverisim komunën pa i dhënë postet më të rëndësishme AAK-së si dhe një koalicion që bazën e ka në një premtim të së kaluarës të mirëbesimit, por se në ndërkohë ka ndryshuar momenti politik dhe se asnjë interes nuk ka LDK-ja që duke u bazuar në një parim të mirëbesimit të vazhdoj të i mbajë dhuratën “postin kryesor pas kryetarit pozitën e zv/kryetarit” pa asnjë bazë politike të momentit shprehet Arben Mehmeti.

Mehmeti thotë se marrëveshjet e kaluara do të duhej të vlejnë në situata kur parimet i mbajnë edhe partnerët e marrëveshjes, por në rastin aktual partneri ynë lokal me partnerët e tyre opozitar po rrezikojnë të destabilizojnë shtetin dhe pjesë e këtyre veprimeve janë edhe akterët që tashmë janë në pozita udhëheqëse të komunës nga AAK-ja shprehet Arben Mehmeti.

“Kjo është lojë me parime të dyfishta të këtyre akterëve të cilës lojë do të duhej t`i thotë STOP në këtë rast LDK-ja. Për të mbetur në parime të fjalës nëse ka për të gjithë në këtë vend atëherë do të duhej që partnerit në qeverisje t`i modifikohet pushteti komunal që të trajtohen njëjtë si partnerët tjerë në këtë qeverisje pra që le t`i mbetet vetëm një drejtori në qeverisje edhe atë jo si partnerë të qeverisjes, por se si partnerë të mirëbesimit të trajtimit njëjtë të atyre që në të kaluarën kanë pasur parime të përbashkëta të shtetndërtimit, por se tashmë ka ndryshuar ai moment dhe atë moment e ka shkaktuar pikërisht AAK-ja” mendon Mehmeti, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Sipas tij është momenti që LDK-ja të përgatitet për të ecur drejtë synimeve për të forcuar edhe më shumë LDK-në duke marrë edhe pozitën e zv/kryetarit të komunës dhe një drejtorie dhe vetëm me këtë situatë do të mundemi të kemi edhe motivim shtesë të kuadrove të LDK-së sepse shihet synimi për të vepruar në rritjen dhe zhvillimin e LDK-së.

“Andaj edhe “Selfiet” e disa zyrtarëve që kanë pushtet në emër të LDK–së se do të jenë bashkë edhe për shumë vite në qeverisje me AAK-në dëmtojnë rëndë interesin e LDK-së dhe do të duhej të rishqyrtohej pozicioni i tyre nën petkun e LDK-së, sepse LDK-ja synon të ardhmen që të udhëheq e vetme komunën pa pasur nevojë për “patarica politike”. Andaj edhe duhet kujdes i shtuar i atyre që po e shijojnë pushtetin në emër të LDK-së, sepse edhe ata do të duhej ta kuptojnë që nuk janë më të merituarit, por se ju ka ra fati të shpërblehen me pushtet ani se ka shumë që kanë mbetur anash dhe nuk po trajtohen në mënyrë adekuate, andaj do të duhej që edhe për këtë kategori të mendohej”.

Mehmeti thotë se nuk është keq që të ketë një riformatizim gjeneral në administratën komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.