Eko Higjiena

Mehmeti mund të kthehet në Itali

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sulmuesi Agon Mehmeti mund të kthehet në Itali gjatë afatit kalimtar të janarit. Mehmeti është pjesë e skuadrës italiane Palermo, por po luan si huazim në Portugali tek Olhanense. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se për Mehmetin po shfaq interesim skuadra Juve Stabia.

Juve Stabia garon në Serie B, ndërsa pas javës së 21-të është e fundit në klasifikim me nëntë pikë.

KKVITI

Mehmeti 24-vjeçar është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa më herët ka luajtur për të rinjtë e Suedisë.

Ai në Portugali ka shënuar dy gola në 13 paraqitjet e deritashme. Tek Olhanense u huazua verën e kaluar, për një vit.