RCCOLA

Mehmeti: Mos na i kontrolloni zarfet?

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Arben Mehmeti ka kërkuar nga administrata e përgjithshme që të japi llogari dhe arsyetim pse hapen zarfet dhe shikohen shkresat zyrtare. Por Arben Dubova tha për rajonipress se për shkak se arkiva është elektronike çdo dokument së pari skanohet dhe kjo është e rregulluar me ligj.

Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Arben Dubova drejtor në administratën e përgjithshme , për një dukuri që Mehmeti e ka quajtur shqetësuese dhe joligjore.

Mehmeti tha se në shërbimin të cilin e menaxhon qendra për shërbim të qytetarëve në rastet e pranimit të shkresave të ndryshme ka një praktikë të pazakontë dhe të pa bazuar në ndonjë bazë ligjore. Sipas tij kërkohet në atë zyre dhe nga zyrtarët e atij shërbimi në rastet e pranimeve të shkresave të ndryshme nga institucione të ndryshme, grupe politike etj , që zarfet e mbyllura, shkresat të hapen të shikohet përmbajtja e tyre dhe tek pas këtij procesi të legjitimimit administrativë mund të protokollohet shkresa dhe të dërgohet për adresimin adekuatë”.

RCCOLA

Mehmeti mendon se të mos pranohen zarfet e mbyllura që i adresohen institucioneve të ndryshme në të cilat zarfe janë edhe adresimet adekuate të dërguesit dhe pranuesit të ndonjë dokumenti- shkrese, është pa koment për ne si këshilltarë komunalë sepse këto dy elemente të rëndësishme të komunikimit administrativë veç i përmban zarfi i mbyllur.

Mehmeti ka kërkuar nga Arben Dubova që ta sqaroj këtë çështje që është me interes për ta , pra që të na sqaroni bazën ligjore të këtij veprimi të administratës suaj që për ne është i papranueshëm dhe pajustifikueshëm. “Ndërsa kërkojmë që automatikisht të ndërmerrni veprimet e duhura dhe të pengohet kjo formë e keq menaxhimit administrativë të kësaj forme sepse ajo zyre duhet të jetë në shërbim të qytetarëve vetëm sa i përket komunikimit, por jo edhe leximit dhe komentimit të të gjithë dokumenteve që duhet të kalojnë përmes asaj zyre” ka thënë Mehmeti.

Por Arben Dubova ndihet i befasuar që një këshilltar komunal nuk e ka këtë informacion. “Çdo dokument fillimisht tek ne skanohet për shkak të arkivës elektronike sepse kështu është e rregulluar me ligj. Arben Mehmeti e ka derën hapur dhe mund të vij çdo ditë e të shoh vet procedurën e skanimit dhe të zarfeve “ tha Dubova./rajonipress/