UBT

Mehmeti: Mos e anashkaloni skandalin e vrasjeve të figurave politike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Si është e mundur që vëmendja e opinionit publik nga shërbime të caktuara informative të tentohet të bartet te sëmundja e kryetarit të LDK-së, ndërsa anashkalohet skandali medial që bënë të njohur rrjetin e vrasjeve të figurave politike e që tash po e udhëheqin shtetin e Kosovës thotë Arben Mehmeti i LDK-së.

Sipas Arben Mehmetit nga situata aktuale e sigurisë në vend mund të nënkuptohet se ky vend ka një pasiguri të madhe institucionale dhe shtetërore, andaj përveç që është e domosdoshme gjykata speciale është e domosdoshme edhe krijimi i mekanizmave të ndryshëm special jashtë kompetencave të vendorëve të fushës së sigurisë, e që do të duhej të udhëhiqeshin nga amerikanët si parakusht për krijim të një besimi qytetarë në institucione shtetërore.

Mobi Casa

Pra udhëheqësit aktual të shtetit nuk munden dhe dëshirojnë të merren me temën e vrasjeve politike sepse deklarata e Shkumbin Mehmetit pikërisht udhëheqësit e shtetit i përfshinë në këtë skandal.

Kësaj deklarate ose duhet të i besohet dhe të veprohet nga institucionet kompetente ose ky person të llogaritet i sëmur psikik dhe të lirohet nga burgu. Janë dy rrugë të ndryshme që shteti duhet të lëvizë domosdoshmërishtë ka shkruar Arben Mehmeti./rajonipress/