Mehmeti: Mësimdhënësit të trajtohen sikur veteranët e luftës

Gjilan – Arben Mehmeti kryetar i komitetit të arsimit thotë për rajonipress se asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa orë dhe tashmë ky rekomandim i kryetarit Haziri dhe i Kuvendit vetëm duhet të zbatohet nga Drejtoria e Arsimit. Mësimdhënësit meritojnë një trajtim afërsisht të barabartë me veteranët e luftës, kurse për të gjithë ata mësimdhënës që janë në proces mësimor dhe që vendet e tyre i kanë fituar me konkurs publik, ndaj tyre duhet të ketë vetëm stimulime shtesë nga institucionet tha Mehmeti.
Arben Mehmeti kryetar i komitetit të arsimit në Gjilan thotë se është rekomandim i kryetarit Haziri, Kuvendit dhe komitetit të arsimit që asnjë mësimdhënës mos të mbetet pa orë dhe tashmë është më tepër çështje operative e Drejtorisë së Arsimit (DKA) që të zbatojë në praktikë këto rekomandime të institucioneve kryesore të komunës, raporton rajonipress.
Mehmeti tha se ky është një veprim pragmatik, i arsyeshëm dhe real pavarësisht vendimeve të MASHT-it që ka krijuar këtë situatë kaotike dhe jashtë çdo standardi shoqëror dhe institucional.
Mehmeti thotë se ky ishte një eksperiment i MASHT që po bënë me klasën më të dobishme të shoqërisë, pra mësimdhënësit, të cilët në kohërat më të vështira të okupimit mbajtën gjallë arsimin dhe jetën institucionale në Kosovë.
“Në vend se t`i trajtojë si kategori të veçantë për nga rëndësia mësimdhënësit dhe të subvencionojë me stazh të dyfishtë për kohën e okupimit dhe me subvencione të veçanta financiare, Qeveria e Kosovës planifikon veprime që godasin këtë shtresë të shoqërisë dhe që nuk meriton këtë trajtim jo moral”.
Mehmeti mendon se Qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë në kuadër të veprimeve të arsyeshme një ligj të veçantë dhe të shpallën veteranë të arsimit të gjithë ata mësimdhënës që ishin me ditarë në dorë gjatë kohës së okupimit.”Ata e meritojnë një trajtim afërsisht të barabartë me veteranët e luftës, kurse për të gjithë ata mësimdhënës që janë në proces mësimor dhe që vendet e tyre i kanë fituar me konkurs publik, ndaj tyre duhet të ketë vetëm stimulime shtesë nga institucionet”.
Mehmeti tha se orientim kryesor i Lutfi Hazirit është trajtimi më dinjitoz i mësimdhënësve dhe kështu duhet të veprojnë edhe sillen edhe institucionet thera qendrore./rajonipress/