Hidromorava

Mehmeti me Malmon nisen drejt titullit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pasi u kthye në elitën e futbollit suedez nga Portugalia e Italia, Agon Mehmeti iu ka kthyer edhe golave. Sulmuesi kosovar i ka shënuar dy gola, në ndeshjen e dytë me Malmon, në të cilën u rikthye prej Palermos.

Sulmuesi i Shqipërisë i ka realizuar dy gola në fitoren e madhe të ekipit të tij prej 5:2 ndaj Falkenbergs, në kuadër të kampionatit suedez.

Golin e parë llapjani e ka shënuar në minutën e 24-të, kurse të dytin e realizoi në minutën e 38-të. Ai po ashtu është ndëshkuar me karton të verdh dhe ka luajtur gjithsej 70 minuta.

UBT

Malmo e tij e synon titullin e kampionit suedez dhe Mehmeti besohet se do ta ndihmoi shumë në këtë drejtim.

Mehmeti deri më tani ishte lojtar i Palermos, e cila e kishte huazuar fillimisht në Novara, pastaj në Olhanense të Portugalisë. Kurse, tani është kthyer në klubin që e konsideron si “shtëpi” të tij.