Mobi Casa

Mehmeti: Masakra e Llovcës nuk duhet të heshtet

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arben Mehmeti thotë se masakra e Llovcës nuk duhet të heshtet dhe se prokuroria, gjyqësia, policia, institucionet komunale dhe dëshmitarët e kësaj masakre do të duhej t`i koordinojnë veprimet për të nxjerrë para drejtësisë kryesit e kësaj vepre gjenocidale.

“Disa nga Kryesit e këtij gjenocidi besoj se janë në Kosovë dhe poashtu edhe disa nga dëshmitarët që mendoj se janë në fshatin Pasjan dhe disa fshatra përreth. Policia e rajonit të Pograxhës të asaj kohe janë me emra dhe mbiemra dhe janë gjallë dhe njëkohësisht janë bashkëpjesëmarrës të këtij krimi dhe përmes Interpolit do të duhej të viheshin para drejtësisë për të dhënë llogari para drejtësisë për këtë bashkëkryerje të këtij krimi. Urgjentisht do të duhet të aktivizohet prokuroria për këtë krim kundër njerëzimit dhe ne që kemi qenë prezentë gjatë atyre kohërave dhe që kemi qenë pjesë të organizimeve të ndryshme të luftës mund të jemi dëshmitarë të proceseve të koordinuara të veprimeve nga policia e asaj kohe dhe njësitë paramilitare serbe që kanë bërë masakrën e Llovces” tha Mehmeti.

Mehmeti tha se lokacioni ku masakruesit e kësaj masakre janë kthyer pas këtij krimi është fshati Pasjan dhe që besoj janë nisur po nga ky fshatë dhe për këtë besoj se është lehtë të hulumtohet kjo masakër dhe poashtu lehtë të identifikohen edhe kryesit e kësaj masakre. “Pra fillimi i hulumtimit duhet të nisë nga fshati Pasjan ndërsa dëshmitarët e masakrës dhe ne protagonistët e veprimeve të mbrojtjes të asaj kohe mund të ndihmojmë shumë në zbardhjen e kësaj masakre. Pra si pika referuese të fillimit të këtij hetimi do të duhej të ishin këto elemente : ish policët e asaj pjese, fshati Pasjan dhe dëshmitarët e kësaj masakre që fatmirësisht janë gjallë” tha Mehmeti./rajonipress/

Lexojeni të plotë shkrimin më të gjerë që është botuar e ribotuar disa herë në rajonipress për masakrën e Llovcës.

Në masakrën e fshatit Llovcë më 5 prill 1999 janë vrarë Rabit Tahir Dalipi (1951), Kokaj, Xhevrije Ramë Zeqiri (1944), Xhemail Kadri Halimi (1969), Llovcë, Sami Abdyl Xhelili (1971), Llovcë, Avdi Selver Rexhepi (1975), Kokaj, Rahim Bajram Ymeri ( 1954), Llovcë, Nexhmije Riza Azemi (1949), Llovcë. Në 15 vjetorin e vrasjes askush nuk u përkujdes që të shënohet përvjetori i tyre. Masakra e fshatit Llovcë ku u vranë e u masakruan 7 shqiptarë ndonëse është lënë pasdore nga institucionet apo edhe vet fshati kjo nuk është harruar nga familjarët e dëshmorëve dhe dëshmitarët e rastit.

Vrasja e shtatë shqiptarëve në fshatin Llovcë mbanë datën 5 prill 1999. Në këtë masakër pati edhe dëshmitarë okular dhe njerëz që rrëfyen e dëshmuan edhe në polici e prokurori, por kurrë ato nuk u morën parasysh. Pavarësisht peshës që ka kjo masakër institucionet komunale nuk kanë paraparë asnjë aktivitet për këtë datë, raporton rajonipress.

Nuhi Xhelili vëllai i dëshmorit Sami Xhelili tha për rajonipress se nuk e ka të qartë se pse nuk u hetua asnjëherë rasti i Llovcës. “Nëse serbët e kanë quajtur “vrasje masive” pse atëherë ka heshtur Prokuroria e Gjilanit. Pse askush nuk është marrë në pyetje nga këta emra të njohur e të përfolur. Për ne kjo është vrasje për së dyti” shprehet Xhelili.

Xhelili tha se është turp për institucionet e Komunës së Gjilanit që nuk e përkujtojnë këtë datë të dhimbshme jo vetëm për ne familjarët, por për tërë Anamoravën.”I kemi dhënë 7000 euro tërë fshati për të riparuar varrezat e dëshmorëve kurse Komuna asnjë cent nuk e ka dhënë, bile as që ka dalur dikush për ta parë këtë kontribut tonin” tha i revoltuar Xhelili

Dëshmitari i kësaj masakre Behxhet Mehmeti nga Llovca ka mbijetuar, por është maltretuar e torturuar nga një grup i serbëve të Pasjanit ditën kritike.

Në masakrën e fshatit Llovcë më 5 prill 1999 janë vrarë Rabit Tahir Dalipi (1951), Kokaj, Xhevrije Ramë Zeqiri (1944) , Xhemail Kadri Halimi (1969), Llovcë, Sami Abdyl Xhelili (1971), Llovcë, Avdi Selver Rexhepi (1975) , Kokaj, Rahim Bajram Ymeri ( 1954) , Llovcë, Nexhmije Riza Azemi (1949), Llovcë. Në 14 vjetorin e vrasjes askush nuk u përkujdes që të shënohet përvjetori i tyre. Nuhi Xhelili dhe Shabi Azemi thanë për rajonipress se kjo është paturpësi e institucioneve komunale.

Në këtë vrasje masive të plagosur kanë mbetur, Nazmi Hajdini dhe Marigona Azemi. Siç rrëfen Behxhet Mehmeti pasi paramilitarët i vrasin shtatë qytetarët e pafajshëm atë dhe disa të tjerë i dërgojnë dhunshëm në drejtim të fshatit Pograxhë ku gjatë rrugës paramilitarët e vrasinë edhe Nazim Hafiz Rashitin (1939).

ARKATANA

Behxheti thotë se gjatë rrugëtimit për në Gjilan vazhdimisht e kanë kërcënuar për likuidim fizik. “Kur kemi shkuar në stacionin policor në Gjilan paramilitarët vendosën që të na dërgojnë në Pasjan ku ndodhej shtabi i forcave paramilitare serbe. Na kanë maltretuar e torturuar me orë të tëra që të tregojmë se ku ndodhet shtabi i UÇK-së” saktëson dëshmitari.

Dëshmitari tjetër Mehmedali Azemi nga fshati Llovcë ka rrëfyer për ditën kritike kur ndodhi masakra e Llovcës.”Rreth 30 serb të armatosur kanë hyrë nëpër shtëpitë tona dhe kanë shtënë në drejtime të ndryshme. Kur kemi dëgjuar krismat kemi filluar të ikim në drejtim të Pograxhës e Sllubicës. Duke rrugëtuar kam vërejtur se ishte vrarë Nexhmije Azemi dhe një fëmijë ishte plagosur. Gjithashtu duke vazhduar rrugën kemi parë trupat e vrarë të Rrahim Imerit, Sami Xhelilit dhe Xhemail Halimit. Në mesin e këtyre të vrarëve ishin edhe dy qytetarë të fshatit Inatovc, Rabit Tahiri dhe Avdi Rexhepi. Të vrarë tjerë në këtë ditë kam parë edhe trupat e Xhevrije Zeqirit dhe Driton Xhelilit nga fshati Ranatovc Komuna e Preshevës”.

Ndërkaq të plagosur sipas këtij dëshmitari kanë qenë Nazmi Hajdini dhe Albulena Azemi. Ky dëshmitar ka identifikuar grupin e paramilitarëve si Sava (shumari) nga Pasjani,dhe njëfarë Dragani po nga ky fshat si dhe Dragan Timotijeviq oficer nga Gjilani.

Sipas Azemit dy viktima kanë qenë të djegura, të tjerat të masakruara dhe të ekzekutuara. Dëshmitarë të këtij ekzekutimi dhe masakrimi sipas tij kanë qenë edhe policët Negovani nga Ranillugu dhe Dragani nga Zhegra.

Dëshmitari tjetër Shabi Azemi (1958) thotë se ditën kritike ka parë tek kanë hyrë nga drejtimi i Ranatovcit dhe Inatovcit një grup prej 50 paramilitarëve serb. “Kur kemi marrë vesh se ata kanë hyrë në Llovcë ne kemi ikur në male. Para syve të mi është vrarë gruaja e mixhës Nexhmije Azemi kurse mbesa Marigona është plagosur në dorë. Pasi janë larguar paramilitarët kemi kontrolluar se kush është vrarë. Me atë rast kemi parë se është vrarë Rabit Dalipi dhe Avdi Rexhepi nga fshati Kokaj dhe Xhemail Halimi dhe Sami Xhelili nga fshati Llovcë”.

Në vendin e quajtur “Elbishte” ka qenë i plagosur edhe Nazmi Hajdini kurse ishte kidnapuar Behxhet Mehmeti dhe Menderes Ramushi. Shabiu ka rrëfyer se më vonë me bashkëfshatarët tjerë kanë parë tek vendi i quajtur “Kisha e epërme” kufomat e djegura të Rahim Imerit nga Llovca, Xhevrije Zeqirit nga Ranatovci. “Këto vrasje me përgjegjësi të plotë deklaroj se janë kryer nga Dragani i Zhegrës dhe Negovani i Ranilugut të cilët kanë qenë polic në Gjilan”ka dëshmuar Shabiu.

Në të njëjtën ditë në fshatin Pograxhë është vrarë nga paramilitarët serb edhe Nazim Rashiti i cili është ekzekutuar në të hyrë të fshatit Pograxhë në vendin e quajtur “Skrep”. Në këtë fshat janë djegur shtëpi kurse minat janë vendosur nga rezervistët e fshatit Pasjan si Tomiq Negovan nga Ranillugu, Mlladeni dhe Dejan Arsiq nga fshati Bilinicë.

Fatmirësisht në Prokurorinë e Gjilanit menjëherë pas luftës janë gjetur materiale, dokumentacione dhe procesverbale me të dhënat për gjetjen e shumë kufomave të shqiptarëve, viktima të rëna nga veprimet e forcave ushtarake – policore serbe.

Në këtë dokumentacion është gjetur edhe procesverbali për vrasjet në Llovcë si dhe dokumentacioni dhe konstatimi për vrasjet. Gjyqtari hetues Zhivojin Jankoviq , ka nënshkruar raportin ku thuhet se në fshatin Llovcë janë hasur shtatë kufoma ku njëra prej tyre e Raim Bajram Imerit ka qenë tërësisht e karbonizuar.

Në këtë dokumentacion është nënshkruar edhe Bojzhin Ristiq inspektor në SPB e Gjilanit, tekniku i kriminalistikës Srgjan Stojanoviq dhe patologu dr. Millorad Pavlloviq. Në konstatim është thënë se zhvarrosja e kufomave është bërë për qëllim të eks-humacionit.

Identifikimi i kufomave është bërë me ndihmën e Shabi Rexhepit nga Llovca. Dy kufoma kanë qenë të karbonizuara. Të gjitha kufomat janë varrosur në vendin e quajtur “Dardha e Nezirit”. Kjo vrasje mund të kualifikohet si vrasje masive është shkruar në raport./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.