UBT

Mehmeti: Lutfi Haziri që nga 3 nëntori veç është kryetar komune

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri është në një gjendje jashtëzakonisht stabile dhe se që nga 3 nëntori është kryetar komune pasi u votua në mënyrë plebishitare nga 20 mijë qytetar të komunës së Gjilanit dhe se përfundimisht Gjilani i ka thënë jo moszhvillimit ekonomik, vasalitetit, shkeljeve ligjore, keqpërdorimeve, abuzimit me pushtetin, instrumentalizimit të qytetarit etj, tha për rajonipress Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së në Gjilan.

Arben Mehmetit edhe pse nuk i bëjnë përshtypje akuzat e PDK-së në adresë të kandidatit të LDK-së Lutfi Haziri, megjithatë ai thotë se publiku meriton të njoftohet për të gjitha këto akuza të pavërteta, shpifëse dhe me një synim denigrues për kandidatin e LDK-së, nga ana e militantëve të PDK-së.

Mehmeti tha për rajonipress se Lutfi Haziri është në një gjendje jashtëzakonisht stabile dhe se që nga 3 nëntori është kryetar komune pasi u votua në mënyrë plebishitare nga 20 mijë qytetar të komunës së Gjilanit dhe se përfundimisht Gjilani i ka thënë jo moszhvillimit ekonomik, vasalitetit, shkeljeve ligjore, keqpërdorimeve, abuzimit me pushtetin, instrumentalizimit të qytetarit etj, tha për rajonipress Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së në Gjilan

Uji Dea

“Dhe për këtë dhe për shumë veprime të kësaj qeverisje që më së paku ishin në shërbim të qytetarit normalisht që në momentin që i është thënë Stop kësaj forme të qeverisjes ne si LDK nuk presim ndonjë veprim tjetër të ish pushtetit komunal përveç akuzave të pabaza, dezinformatave, shpifjeve, ofendimeve e tash së fundi edhe krijimit te faqeve fantome në internet për të prodhuar të pavërteta dhe duke dezinformuar opinionin me kinse vendime të kryetarit të komunës Lutfi Haziri sa i përket administratës së ardhshme komunale, krejt këto janë lojëra dhe krijim të situatave artificiale që krijojnë mjegull për të dëmtuar interesin qytetar” thotë Mehmeti.

Sipas Mehmetit kjo lojë dhe dezinformim publik nuk është asgjë tjetër përveç një lloj fyerje që ju bëhet mbi 20 mijë qytetarëve të moshës madhore të cilët me vetëdije të plotë kanë dhënë verdiktin e tyre me 3 nëntor. “Ne si LDK tash nuk do të merremi me këso komunikime që nuk kanë asnjë bazë faktike dhe juridike sepse ne tashmë si pushtet kemi shumë punë tjera që janë në shërbim të qytetarit dhe se me këso veprime cenojnë personalitete që do të merren organet e drejtësisë sepse çdo e pavërtetë, akuzë, ofendim e plasuar në opinion, pa ndonjë bazë juridike është e sanksionuar me rregulla për tu dënuar, andaj deklarimet publike duhet të jenë të matura sepse mund të jenë objekt gjyqësor, dhe se organet e ardhshme të komunës do të duhej të merren më shumë me këto organe sepse ka shumë për tu trajtuar në këtë komunë në këtë aspekt” mendon Mehmeti.

Mehmeti tha se LDK do të jetë në shërbim të qytetarëve në të gjitha format duke përfshi edhe adresimin e të pavërtetave. “Ne tashmë vetëm presim konfirmimin me 1 dhjetor dhe të ecim tutje” tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.