Mobi Casa

Mehmeti: Lutfi Haziri do të rikonfirmohet me koncenzus të plotë për kryetar të LDK-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arben Mehmeti duke folur për kandidaturat për kryetar të LDK-së në Gjilan tha se ne nuk kemi arsye të mendojmë që të ndryshojmë sepse sukseset me kryetarin aktual janë plebishitare në pushtetin lokal dhe se po ashtu edhe është vullneti i anëtarësisë që e kanë rikonfirmuar besimin për mandatin e radhës së kryetarit aktual, besim që e kanë shprehë gjatë procesit zgjedhorë brenda LDK-së. Pra kryetari aktual Lutfi Haziri do të rikonfirmohet me koncenzus të plotë, të hapur dhe me mbështetje të gjerë strukturale dhe përkrahje të gjerë qytetare, sepse ky është interesi i kohës së LDK-së si dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit pa dallim tha Mehmeti për rajonipress.

Arben Mehmeti thotë se LDK-ja në Gjilan ka përmbyllë në mënyrën më të mirë,të suksesshme dhe shumë transparante procesin zgjedhor brenda nëndegëve të LDK-së, dhe tashmë ne jemi në finalizim të tërë procesit zgjedhorë me që rast pritet që të premten të mbahet kuvendi i degës ku do të zgjedhën strukturat drejtuese të LDK-së në Gjilan, raporton rajonipress.

Mehmeti thotë se në këtë proces zgjedhorë kanë qenë të përfshirë një numër shumë i madh i aktivistëve dhe poashtu struktura që përherë të parë janë të kyçur në angazhime politike dhe të cilat shpresojmë se në një kohë të ardhme do të ndihmojnë armatën e madhe të LDK-së që ishte pjesë e fitoreve të mëdha të LDK-së respektivisht bazamenti politik i LDK-së të cilët në kohërat më të rënda nuk u ndanë nga objektivi për të rikthyer LDK-në aty edhe ku do të duhej të jetë qysh ma herët dhe kjo betejë nuk kishte qenë e lehtë.

FIDANISHTJA

”Andaj tash jemi shumë të mobilizuar, të bashkuar dhe të vendosur që të mbajmë primatin kryesor në vend edhe për një kohë të gjatë. Dhe nga procesi zgjedhor i LDK-së duhet të marrin mësim subjektet tjera politike që në një proces me mijëra anëtar të përfshirë në proces dhe se nuk ka pasur asnjë problem që ja vlen të përmendet, dhe ky subjekt LDK-ja realishtë është një akademi politike për subjektet që synojnë seriozisht të merren me politikë” mendon Mehmeti.

Duke folur për kandidaturat për kryetar të LDK-së në Gjilan Mehmeti tha se ne nuk kemi arsye të mendojmë që të ndryshojmë sepse sukseset me kryetarin aktual janë plebishitare në pushtetin lokal dhe se poashtu edhe është vullneti i anëtarësisë që e kanë rikonfirmuar besimin për mandatin e radhës së kryetarit aktual, besim që e kanë shprehë gjatë procesit zgjedhorë brenda LDK-së.

“Pra kryetari aktual Lutfi Haziri do të rikonfirmohet me koncenzus të plotë, të hapur dhe me mbështetje të gjerë strukturale dhe përkrahje të gjerë qytetare, sepse ky është interesi i kohës së LDK-së si dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit pa dallim” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.