Mehmeti: LDK-ja po emëron drejtor profesional, aneminë e shkaktoj PDK-ja

Gjilan – Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së në Gjilan dhe njëri nga këshilltarët komunal më me përvojë në të gjithë strukturën dhe kohën e Asamblesë Komunale thotë për rajonipress se LDK-ja tashmë ka komoditetin e duhur që të mendoj mirë se cili do të jetë ekipi qeverisës i Gjilanit pasi aktualisht kemi një strukturë mjaftë profesionale që është duke qeverisur me administratën komunale.
Arben Mehmeti thotë se janë pikërisht këta zyrtarë të lartë profesional që kanë qenë në kuadër të drejtorive komunale që duke u bazuar në kriterin profesional ju është besuar të udhëheqin drejtoritë komunale, deri në një periudhë të caktuar. “Pra motivi i këtyre emërimeve të përkohshme është profesional dhe jopolitik dhe ky ka qenë një nga premtimet e kryetarit Haziri. Kush do si t`i marrë këto emërime realiteti është se drejtoritë komunale janë me zot shtëpie respektivisht drejtor dhe at shumë profesional për fushat që udhëheqin dhe të gjithë këta drejtor i kanë shërbyer shumë qeverisjeve në të kaluarën në pozita të ndryshme dhe të larta komunale dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se kemi një udhëheqje administrative komunale politike, por se ajo është profesionale para se gjithash” mendon Mehmeti.
Mehmeti tha se në çdo qeverisje ka ambicie të strukturave partiake për të qenë pjesë e qeverisjeve sepse kanë fituar zgjedhjet dhe është shumë normale, por në momentin që zgjidhen organet komunale ato duhet të respektohen dhe se këtë kulturë politike e ka LDK-ja dhe nuk do të ketë probleme të kësaj natyre.
“Tashmë kryetari Haziri ka marrë mandatin për të qeverisur komunën nga qytetarët e komunës së Gjilanit dhe strukturat partiake të LDK-së dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe vendime të dhimbshme për struktura, por se këtë përgjegjësi e ka kryetari aktual pasi ka marrë mandatin , po e përsëris qytetar dhe partiak andaj strukturat partiake, ka raste që vetëm mund ta ndihmojnë kryetarin, por se jo të jenë pjesë e qeverisjes domosdoshmërishtë sepse nga LDK-ja i është besuar mandati kryetarit që të krijojë ekipin që mendon se mund të ketë sukses më shumë”.
Mehmeti thotë se është e vërtet se komuna e Gjilanit është në gjendje anemie, por se kjo situatë është si rezultat i qeverisjes së kaluar dhe duhet shumë kohë për ta nxjerrë nga anemia, por se ky faj nuk është i kryetarit aktual, por i PDK-së që tashmë i takon një etape historike që nuk do të kthehet fatmirësisht sepse ka pësuar shumë Gjilani nga mungesa e investimeve.
“Dhe përveç shumë veprimeve të kryetarit që ruan me përkushtim paranë publike edhe struktura aktuale qeverisëse ndikon në kufizimin e shpenzimeve komunale ndërsa qeverisja funksionon pa pengesa. Ndërsa drejtorët komunalë kanë të gjitha përgjegjësitë për të menaxhuar me drejtori dhe në kuadër të këtyre përgjegjësive ka edhe pasoja në rast të mos ushtrimit me kompetencë të detyrave, këtë nuk duhet ta harrojnë drejtorët aktual sepse ata janë drejtor pavarësisht si i quan dikush”.
Ndërsa opozita nuk duhet të flejë 100 ditë sepse nuk ka mandat me flejë, por për të ndihmuar qeverisjen komunale dhe ajo bëhet me një konstruktivitet ka përfunduar Mehmeti sekretar i degës së LDK-së në Gjilan./rajonipres/