Fundamenti

Mehmeti: LDK-ja nuk është e infektuar nga sindromi i ikjes së kuadrove

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nga lëvizjet e fundit të kuadrove politike, asnjë kuadër i LDK apo anëtar i ndonjë strukture të LDK nuk ka kaluar në ndonjë parti tjetër politike. Si duket tashmë kjo luftë transferesh fiktive të kuadrove është në mes të PDK dhe AAK, respektivisht kemi të bëjmë vetëm me lojëra politike dhe Ri-Aderime të reja që tashmë në disa parti politike është bërë modë e aktivitetit thotë Arben Mehmeti i LDK-së.

Aderimet e ndryshme që po ndodhin brenda partive politike me gjasë nuk e kanë “ngacmuar” akoma LDK e Gjilanit. Duke komentuar zhvillimet e fundit të aderimeve në disa subjekte politike Arben Mehmeti thotë se nga lëvizjet më të reja të kuadrove që kemi vërejtur ( LDK) , nuk kemi parë ndonjë lëvizje të ndonjë kuadri të LDK-së . “Përndryshe çdo ikje e kuadrove dobëson secilën parti ku ka vepruar , por se LDK nuk është e infektuar nga ky sindromë, sepse zakonisht kuadrot e LDK-së kanë një qëndrueshmëri politike dhe se nuk kemi pasur këso telashe deri me tani ”.

Mehmeti thotë se në të kaluarën jo të largët shumica e kuadrove të partive politike kanë qenë në LDK , dhe në ndërkohë ka pasur krijim të partive politike dhe se një pjesë e ish LDK, kanë kaluar në subjekte të ndryshme politike që funksionojnë edhe sot.

KKVITI

“Nga lëvizjet e fundit të kuadrove politike, asnjë kuadër i LDK apo anëtar i ndonjë strukture të LDK nuk ka kaluar në ndonjë parti tjetër politike. Si duket tashmë kjo luftë transferesh fiktive të kuadrove është në mes të PDK dhe AAK, respektivisht kemi të bëjmë vetëm me lojëra politike dhe Ri-Aderime të reja që tashmë në disa parti politike është bërë mode e aktivitetit”.

Sipas Mehmetit LDK-ja në këtë drejtim është shumë stabile dhe forca ma e madhe politike në kuvend komunal dhe është duke u përgatitur që të qeverisë Gjilanin pas zgjedhjeve lokale që do t`i kemi këtë vit dhe t`i realizoj objektivat e saja dhe t` ja kthej dinjitetin e humbur tashmë qe disa vite këtij qyteti dhe qytetarëve të saj. /rajonipress/