Fundamenti

Mehmeti: LDK e kënaqur me procesin zgjedhor, pjesërisht edhe me rezultatin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ne si LDK jemi të kënaqur me procesin zgjedhor si dhe pjesërisht edhe me rezultatin e tyre. Dhe përderisa nuk bëhet ndarja sipas zonave zgjedhore vazhdimisht do të pësojnë komunat në përfaqësime. LDK e Gjilanit edhe këtë herë do të ketë përfaqësim në kuvendin e Kosovës me së paku dy deputet Lirie Kajtazi dhe Fatmir Rexhepi që janë emblema të rëndësishëm dhe fuqishëm të ndërtimit të institucioneve të shtetit të Kosovës në të gjitha etapat historike thotë Arben Mehmeti.

Arben Mehmeti sekretar i degë së LDK-së ka konfirmuar për rajonipress se nga ky subjekt politik tashmë vota të mjaftueshme për të zënë ulëse në Parlamentin e Kosovës kanë siguruar Fatmir Rexhepi dhe Lirije Kajtazi.

Duke komentuar zgjedhjet e fundit Mehmeti tha se zgjedhjet parlamentare ishin mjaft mirë të organizuara dhe se qytetarët treguan pjekuri të madhe politike duke u përmbajtur nga veprimet që do të mund të cenojnë demokracinë në vend.

“Institucionet qendrore respektivisht zyrtarët e qeverisë së Kosovës dhe të ndërmarrjeve publike qendrore kanë qenë ata që kanë tentuar ta lëndojnë demokracinë në vend duke defiluar me vetura zyrtare nëpër komunë dhe duke bërë presion në një pjesë të lëkundur të elektoratit për të votuar pro njerëzve që janë pjesë aktuale e qeverisë, parlamentit apo ndërmarrjeve publike qendrore” shton Mehmeti.

ARKATANA

Megjithatë sipas tij pavarësisht këtyre tendencave për të manipuluar qytetarët në orientimin e tyre politik në këtë proces zgjedhor duke keqpërdor pozitat zyrtare prapë se prapë mund të llogaritet se në përgjithësi ishte një proces ferr dhe real.

“Ne si LDK jemi të kënaqur me procesin zgjedhor si dhe pjesërisht edhe me rezultatin e tyre. Dhe përderisa nuk bëhet ndarja sipas zonave zgjedhore vazhdimisht do të pësojnë komunat në përfaqësime. Kosovës i duhet urgjentisht të amandemantoj ligjin e zgjedhjeve dhe të bëjë ndarjen sipas zonave dhe vetëm në këtë formë bëjmë mbrojtjen e interesit qytetar të të gjitha pjesëve të Kosovës”.

Sipas tij sistemi aktual zgjedhor i privilegjon zakonisht udhëheqësit respektivisht veteranët e subjekteve politike që aktualisht janë në krye të subjekteve politike dhe përjashton konkurrencën reale.

“Praktika aktuale e procesit të fundit zgjedhor tregon se elektorati gjilanas nuk ka qenë shumë pro interesave të Gjilanit dhe Gjilanasve në këtë garë dhe ky veprim normal dëmton komunën tonë dhe ky rrezik eliminohet në të ardhmen vetëm me ndarjen e zonave zgjedhore. LDK e Gjilanit edhe këtë herë do të ketë përfaqësim në kuvendin e Kosovës me së paku dy deputet Lirie Kajtazi dhe Fatmir Rexhepi që janë emblema të rëndësishëm dhe fuqishëm të ndërtimit të institucioneve të shtetit të Kosovës në të gjitha etapat historike” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.