ARKATANA

Mehmeti: LDK e Gjilanit do ta dyfishojë votën me mbështetjen edhe përtej partiake

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, menjëherë pas mesnate, ka hapur fushatën elektorale, duke prezantuar pesë kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, ka uruar simpatizantët për fillimin e fushatës, duke besuar se LDK 134, në krye me kryeministren Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë, do të triumfojnë në mënyrë madhështore.

Mehmeti ka deklaruar se LDK e Gjilanit do ta dyfishojë votën me mbështetje edhe përtej partiake, krahasuar me zgjedhjet e fundit, duke shtuar se fakti më i mirë është mobilizimi i jashtëzakonshëm që ka ndodhur brenda një muaji.

“I falënderoj shumë strukturat e partisë, shtabin, nënshtabet, kryesinë, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, për mobilizimin e jashtëzakonshëm. Është në nderin tonë që shtabit në nivel qendror dhe udhëheqjes së politikave të partisë po i prin Lutfi Haziri ynë, prandaj jam i bindur se do të dyfishohet vota e partisë, krahasuar me zgjedhjet e fundit. Urime kryeministres së ardhshme, zonjës Vjosa Osmani, urime deputetëve të ardhshëm, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44)”, ka theksuar Mehmeti.

Kandidatët për deputetë nga Gjilani, të cilët kanë marrë pjesë në hapje, kanë falënderuar gjilanasit që çdo ditë po u japin mbështetje të paparë deri tani.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.